Rizhvendosen 120 mijë emigrantë
PE miraton propozimin e KE-së

Një propozim emergjent për shpërndarjen e 120 mijë azilkërkuesve që ndodhen në Itali, Greqi dhe Hungari në vendet e BE-së është miratuar këtë të enjte në Parlamentin Evropian.

Vendimi i Parlamentit Evropian është miratuar me propozim të Komisionit Evropian. Një propozim i tillë u miratua dhe më 9 shtator, ku u vendos për shpërndarjen e 40 mijë emigrantëve nga Italia dhe Greqia.
 
Sipas propozimit të KE-së, 15 600 emigrantë do të zhvendosen nga Itali, 50 400 nga Greqia dhe 54 000 nga Hungaria.

Propozimi i KE-së u miratua në PE me 370 vota pro, 134 kundër dhe 52 abstenim. 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Kryepiskopi i Shqipërisë, Anastasi në gjendje kritike! Prej 3 janarit ndodhet i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës

Kryepiskopi i Shqipërisë, Anastasi në gjendje kritike! Prej 3 janarit ndodhet i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës