RMV/ Kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe, nënkryetari i BDI për Report Tv: Do protestojmë pa ndalim! Betejë e fituar, po rreziku ekziston! Haklaj: E sponsorizuar nga Rusia

Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut u mblodh këtë të mërkurë (11 dhjetor 2024) për ligjin e shumë përfolur të gjuhëve, nga i cili varet përdorimi i shqipes, si gjuhë zyrtare në vendin fqinj.

Lidhur me këtë ngjarje, të ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv,  ishin Arbër Ademi, nënkryetari i BDI-së dhe Azgan Haklaj, ish deputet.

Ademi sqaroi se kushtetuesja në RMV  vendosi mbajtjen e një sence përgatitore në muajin mars, të vitit të ardhshëm. Duke theksuar se BDI do të protestojë pa ndalim për të mbrojtur gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ademi shtoi se Gjykata Kushtetuese është kthyer në një marionetë të qeverisë, në të cilën bëjnë pjesë edhe shqiptarë.

“Jo nuk behet fjalë për shtyrje por për taktizim nga Gjykata Kushtuese. Sot ka pasur sencë të posaçme ku në rend ditë ka qenë vlerësimi i kushtetueshmërisë ligjit për gjuhën shqipe. Si rezultat i ngritjes së alarmit të BDI, sot Gjykata Kushtuese ka vendour të taktizojë, mos të hedhë poshtë 13 iniciativat që janë tendencioze kundër shipes zyrtare, Kanë vendosur të ketë të një seancë përgatitore në muajin mars. Bëhen fjalë për një betejë të fituar, por reziku egzistoin, agonia vazhdon",- tha ai. 

Ndërsa ish deputeti demokrat, Haklaj tha se goditja e gjuhës shqipe në Shkup është e sposozrizuar nga Rusia, si dhe theksoi se nëse kjo situatë vazhdon, do të rrezikohet stabiliteti i vendit fqinj.

"Është një skenar që ka filluar që para zgjedhjeve I mbështetur nga Rusia:,- tha Haklaj.

"Nëse goditet gjuha shqipe është goditur Marrëveshja e Ohrit që erdhi si rezultat I luftës së shqiptarëve. Nëse cënohet shqipja cënohet bashkëjetesa ndërentike, harmonia ndërfetare e një shteti, i konstruktuar nga arkitekti i paqes, Ali Ahmeti. Kjo republikë ishte vendisur në binarët e demokracisë. Ky shtet kishte orientim euroatlantik. Tani kemi një gjykatë monoetnike. Në seancë mbetën 6 gjyqtarë monoetnik. Nuk është problem gjykatash, as politik, është problem kombëtar gjuka shqipe tani. Ka një frenim të Gjykatës Kushtuese, por rreziku nuk ka kaluar.

"Ky është një skenar i mirëfilltë sllavo-maqedonas, i mbështetur nga Rusia",- shtoi ai.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë