Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti, po qëndron për një vizitë në Republikën e Kosovës.
Ai ka zhvilluar takim me partitë opozitare (PDK, LDK dhe AAK) mirëpo jo edhe me kryeministrin, njëherësh kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Në një deklaratë për Indeksonline, ai ka thënë se para disa muajsh kishte bërë kërkesë për takim me Kurtin.
“Jo, nuk do të kem takim me z.Kurtin. Sigurisht që kam kërkuar para ca muajsh. Në mungesë të vullnetit ose mungesë të mosqenit të tij në Kosovë kur unë kam kërkuar takim… dhe kështu nuk është përsërit kjo kërkesë.
“Ne gjithmonë kemi qenë të gatshëm në Kosovë forcat progresive të jenë ata që ndërtojnë politika e shtetit”, është shprehur Ahmeti.
Kreu i BDI-së tregoi edhe për bisedat që kishte me subjektet opozitare.
“Më herët në agjendë takimet me partitë politike në Kosovë. Por, sot shfrytëzova rastin, sepse Komuna e Prishtinës ndan një çmim për mua, “Çelësi i Prishtinës”. Agjendën e mëhershme po e realizojë sot me partitë politike. Kemi folur për zhvillimet në rajon, në Kosovë, proceset euro-atlantike që është me rëndësi, për siguri, stabilitetin e rajonit”, ka thënë ai.