Atentati në Athinë/ Roan Brahimi jetonte në Dubai, ndodhej në Greqi për të festuar Pashkët! Mbahej nën vëzhgim, autorët shkuan vetëm për ta ekzekutuar

ATHINE- Një grup hetimor po punon për të zbardhur dhe identifikura autorët e  atentatit ndaj Roan Brahimit mbrëmjen e 9 majit 2024 në Athinë. 32 vjeçari i njohur dhe si armiku i Ervis Martinajt nuk jetonte në Greqi por kishte shkuar në Athinë për të festuar Pashkët me familjen, e cila jetonte në një banesë marrë me qira afër vendit ku dhe u ekzekutua 

Burime nga Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se Roan Brahimi jetonte në Dubai, nga dhe ku kishte shkuar në Greqi për të festuar me familjen e tij dhe se mbahej në vëzhgim deri mbrëmjen e djeshme kur dhe u ekzekutua në lagjen Vyronas (Byron).  

Ai ndodhej brenda në makinën e parkuar, një makinë e zezë luksoze – së bashku me bashkëshorten e tij, ndërsa në një distancë jo shumë larg 7 – 8 metra ka qenë djali i tyre i vogël i cili po luante në një park lojrash.

32 vjeçari nuk e ka kuptuar se ishte ndjekur nga një motor, i cili i është afruar makinës në anën e shoferit dhe ka qëlluar 3 herë me pistoletë drejt tij.

"Vrasësi ishte profesionist. Ekzekutoi objektivin me pistoletë me disa të shtëna nga afër. Ka shumë mundësi që të ketë ardhur në Greqi vetëm për të kryer atentatin”, tha një oficer i Sigurimit me përvojë për medien greke Newsbeast

Media greke publikoi foto ku 32-vjeçari shqiptar, shihet i pajetë brenda makinës së tij Mercedez Benz, në sediljen e shoferit, ndërsa një grua që dyshohet bashkëshortja e tij Katerina Beqo, në gjendje të rëndë psikologjike, mban duart në kokë.

Grupi hetimor po kontrollon zonën dhe kamerat e sigurisë për të zbuluar rrugën që autorët kanë kryer pas vrasjes së Brahimit dhe nëse mund të identifikohen fytyrat e tyre.

Bashkëshortja Katerina Beqo, 37 vjeçe është në gjëndje shoku. Dëshmitarët thanë se pas atentatit gruaja doli nga makina e bërtiste, ‘e vranë e vranë” ndërsa në trup ishin njollat e gjakut të bashkëshortit të saj 32 vjeçar.

 Pak metra më tutje djali i mitur i çiftit (rreth 7-8 vjeç), i cili dëgjoi të shtënat dhe vrapoi drejt makinës së zezë.

Në Greqi Brahimi nuk kishte precedentë penalë e atentati besohet ka ndodhur për shkak të hakmarrjes mes grupeve kriminale në Shqipëri. Roan Brahimi I cili kishte ndërruar emrin për tu maskuar, kohë e fundit, kishte nisur miqësi me grupin e Niklës, veçanërisht me Durim Bamin dhe ishte në kërkim nga policia shqiptare për disa ngjarje të rënda kriminale.

Ka dyshime se ai ka qenë i përfshirë dhe në atentatin e përgjakshëm që ndodhi pranë urës së Tapizës, ku u hodh në erë makina ku udhëtonte Brilant Martinaj dhe miq të tij, më 17 korrik 2022. 

Roan Brahimi ishte shpallur në kërkim edhe për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, u shpall në kërkim edhe ish-nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi. Më herët në dhjetor të 2020, lokali në pronësi të babait të tij Gjovalin Prendit në Lezhë, u qëllua me breshëri plumbash, por fatmirësisht nuk pati persona të lëndëuar. Ndërsa në vitin 2014 Roanit, i ishin vrarë në atentat dy djem xhaxhallarësh dhe iu plagos një tjetër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:24
VIDEO/ Ekzekutimi në Athinë, momentet pak pas vrasjes së Roan Brahimit

1715335189_17153277855.jpg

Mediat greke kanë publikuar momentin pak momente pas ekzekutimit të 32-vjeçarit shqiptar në Athinë, Roan Brahimi, mbrëmjen e së enjtes.

Në këto pamje shihet vendi i rrethuar nga policia, dhe njerëzit e alarmuar, pak çaste pasi kishte ndodhur vrasja.

 

Ora 08:57
Atentati në Athinë/ Detajet si nisi armiqësia e Roan Brahimit me Ervis Martinajn, dhe pse dyshohet se mori pjesë në vrasjen e Brilant Martinajt

 

Roan Brahimi, i njohur si rival i Ervis Martinajt, u ekzekutua në një atentat mafioz mbrëmjen e 9 majit në qendër të Athinës, në lagjen Vyronas (Byron) në Greqi.

32-vjeçari ishte në makinë me bashkëshorten Katerina Beqo e cila mbeti i plagosur dhe djalin e vogël, ku u qëllua nga dy persona me motor.

Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e 32-vjeçari.

Armiqësi duket se nisi vite më parë, ku sipas burimeve, Brahimi, apo sic njihej ndryshe, Sidorel Prendi, u dhunua dhe denigrua nga Brilant Martinaj. Saktësisht thuhet se ai i urinoi në fytyrë, akt ky që Roani nga Pllana e Lezhës, nuk e harroi kurrë. 
Ngjarja duket se ndodhi në një rast për mos shlyerje borxhesh bixhozi. Ylli Brahimi në rreth miqësie me Brahimin, e dërgoi atë në një nga bazat afër Fushës Kuqes, ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar.

 Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Ibrahimin si person që e vlerësoi besëprerë: Nuk ta fal kurrë atë që më ke bërë!

Roan Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur dorë në antetatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi në 2022.

1715335189_17153277855.jpg

Foto: Roan Brahimaj dhe 32 vjeçari i vrarë në makinë

 

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen