Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i njohur si armiku i Ervis Martinajt, i cili u ekzekutua me armë zjarri nga një atentat mafioz një natë më parë në Athinë (9 maj), është nga fshati Pllanë i Lezhës. Në dhjetor të 2020, lokali në pronësi të babait të tij Gjovalin Prendit, u qëllua me breshëri plumbash, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Ndërsa në vitin 2014, ju vranë në atentat dy djem xhaxhallarësh dhe u plagos një tjetër. Konkretisht mbetën të vrarë Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.
Roan Brahimi, u vra në një atentat të mirëfilltë mafioz në lagjen Vyronas të Athinës. Krimi, në sy të gruas dhe djalit të vogël ndodhi në një zonë të populluar. Nga plumbat gruaja e tij mbeti e plagosur.
E shkuara kriminale e Roan Brahimit
Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, ishte i shpallur në kërkim për tu pyetur për vrasjen e Brilant Martinajt, (kushëriri i Ervis Martinajt) atentat që ndodhi në 17 korrik 2022, dhe u vranë dhe 2 të tjerë. Po ashtu Brahimi u shpall në kërkim dhe për atentatin e 22 korrikut 2022, ku shpëtoi Ylli Brahimi por u vra Klisman Preçi. Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar, kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi.
Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, i akuzuar për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, u shpallën në kërkim edhe Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.2%
-
Pak
19.9%
-
Nuk kam mendim
6%
Vota total: 971
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Shtegu i Mendimit, që përuroi dje Edi Rama, nisi te Mrizi i Altinit
26 Mars, 22:50
-
Mjeshtrja e elektromotorëve në 'Një nga ne': Fitova miliona me avolzhimet, por nuk e do askush si punë
26 Mars, 21:10
-
Ish-kryeministri Matteo Renzi viziton kampin e Gjadrit: Të kthehet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali
26 Mars, 12:28
-
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona
25 Mars, 18:51
-
Rama prezanton kandidatët në Lezhë: Futeshin në burg ministra me urdhër nga i pari i qeverisë, sot drejtësia e pavarur! Lista e PD humbëse, do bërtasin na vodhën
25 Mars, 17:09
-
Hapet Qendra e re Kulturore në Fishtë të Lezhës! Rama batuta me banorin: Euroatlantik, por kësaj here do jetë me PS! Me Lulin nuk hyn në BE se e zë gjumi
25 Mars, 15:28
-
‘Na mori frymën’/ Protestë kundër ndotjes në Lezhë (VIDEO)
23 Mars, 14:02
-
PERSONAZH/ Nënë Liza, gruaja ikonë e ruajtjes së traditës, 83-vjeçarja shet ende punët e saj me shtiza e grep (VIDEO)
23 Mars, 13:28
-
‘Ora e tokës’, sonte miliona njerëz në mbarë botën i fikin dritat për 1 orë! Aktivitete sensibilizuese dhe në Shqipëri, të rinjtë: Ne mbrojmë mjedisin
22 Mars, 16:06
-
VIDEO/ Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë të moshuarit e nipi! Pronari: Bëra gjithçka të shpëtoj të dashurit e zemrës
22 Mars, 14:36
-
Vodhën një parukeri në Lezhë, arrestohet 26-vjeçari! Vihet nën hetim e motra (VIDEO)
22 Mars, 09:39
-
Lezhë/ Qarkullonte me hashash në makinë, nën akuzë i riu! Arrestohet 48-vjeçari për dhunë në familje
21 Mars, 11:47