Rob Belushi ndjek profesionin
e familjes në Hollivud

Rob Belushi ndjek profesionin<br />e familjes në Hollivud
ÇIKAGO - Gjatë audicioneve për zgjedhjen e aktorëve për filmat e Hollivudit producentët duket se i kanë kthyer sytë tek Rob (Robert) Belushi. Aktori 32-vjeçar vjen nga një familje e famshme shqiptare me të njëjtin mbiemër. Ai është djali i Jim-it dhe nipi i John Belushit dhe në 10 vjetët e fundit ka synuar shumë që të bëjë karrierë edhe në emrin e tij në botën e kinemasë. Ju mund ta shikoni Rob Belushin në shfaqjen “The Joe Schmö”, mbrëmjen e së martës në orën 22:00. Mbiemri i tij është shumë i njohur, por ai thotë se “e konsideron mbiemrin e tij të famshëm Belushi si një “një thikë me dy presa”, shkruan The Washington Times, që ka intervistuar Rob Belushin.

“Mendoj se njerëzit janë më shumë të interesuar të shohin se çfarë mund të ofroj unë”, ka thënë Belushi në një  intervistë për shtyp në mjediset e Chicago Hotel. “Gjithashtu, mendoj se publiku ka pritshmërinë e tij dhe spektatorët duan të dinë se në çfarë niveli do të jem unë vetë, pasi unë nuk jam as xhaxhai im dhe as babai im”, thotë Rob Belushi në një tjetër intervistë për “The Associated Press". “Kjo është shumë e qartë për të qenë publiku në përballje me mua vetë", thotë ai, “edhe pse të dy prindërit e mi, nëna dhe babai im janë aktor të njohur”. “Shfaqja televizive ku Belushi po merr pjesë i kërkon atij të përdorë aftësitë e asimiluara nëpër skenat e Çikagos, aty ku edhe i ati dhe xhaxhai e filluan karrierën e tyre”, shkruan The Washington Times. 

RIKTHIMI NË GJURMËT E FAMILJES BELUSHI

Robert Belushi, djali i Jim Belushit u rrit në Çikago dhe u transferua në Los Anxhelos për të ndjekur shkollën e mesme. Fillimisht ai nuk ishte i interesuar për profesionin familjar dhe preferonte më tepër të punonte në skenë, por më pas ai ndryshoi mendje-punoi me kamerat televizive. Pasi kaloi rininë në Çikago, Belushi kthehet në Windy City pas diplomimit nga Universiteti Wesleyan. Atje ai ishte pjesëtar i trupës së famshme të komedisë “Comedi City”, dhe pjesëtar i disa shkollave të tjera të komedisë së improvizuar.

 Pasi ndihet mirë që ka fituar përvoja konkrete, Belushi tregon se shfaqja televizive “The Joe Schmö” është jashtëzakonisht zbavitëse, shokuese, mjaft reale. I pyetur nëse është e vërtetë që në këtë shou televiziv improvizon live, Rob Belushi pohon se pikërisht në shfaqjen “The Joe Schmö”: “unë do të kem një shans për të treguar aftësitë improvizuese, aftësi me të cilat ka lënë gjurmë edhe familja ime”. Për sa i përket sipërmarrjes së tij të re në reality TV, Rob Belushi ka konkurruar për një shfaqje me një çmim 100.000 $. Tashmë ai është një aktor në garën hollivudiane që do të vijë në këtë shfaqje me një seri të skenarëve të egër dhe komik. Shfaqja ka nisur të marrë komente të mira.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 20 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit