Robben inspiron Bayern Munchen:
Pas Realit do eliminojmë Chelsea

Robben inspiron Bayern Munchen:<br />Pas Realit do eliminojmë Chelsea
Mesfushori i Bayern Munchen, Arjen Robben të shtunën do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve kundër edhe një ish-skuadre të tij - Chelsea, pasi më herët kishte mposhtur në gjysmëfinale Real Madridin. Ai veshi fanellën e Chelsea nga viti 2004 deri më 2007, kur u largua për te Reali dhe përfundimisht në vitin 2009, iu bashkua Bayern Munchen.

“Ne tashmë e kemi mposhtur Real Madridin, natyrisht, edhe një ish klub i imi, shpresoj shumë se Chelsea do të jetë i dyti. Është gjithmonë kënaqësi të luash kundër ish-ekipeve pasi unë kam kaluar tre vite të shkëlqyera dhe të suksesshme me Chelsea. Do të jetë mirë t’i shoh ata sërish, por shpresoj që pas ndeshjes ne të jemi të gëzuar”, tha Robben për uefa.com.

28 vjeçari e pret me padurim ndeshjen e së shtunës dhe pranoi se është nder për skuadrën e tij të luajë finalen në stadiumin e vet. “Ky është njëri ndër klubet më të mëdha në Evropë me histori të shkëlqyer. Të luash finalen në stadiumin tuaj është një ëndërr e bërë realitet”, tha në fund holandezi.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë

Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë