Futbollisti i Bajernit, Arjen Roben ka pranuar se nuk ka dëshiruar të godasë nga pika e 11 metërshit në serinë e penalltive, pasi portieri i Realit, Iker Kasilas e njeh shumë mirë lojën dhe teknikën e holandezit.

Roben shënoi golin e bavarezëve në minutën e 27-të nga penalltia, por në atë rast Kasijas për pak nuk arriti ta ndalojë gjuajtjen e tij. “Kasijas dhe unë njihemi mirë, sepse kemi luajtur dy vjet së bashku te Real. Për këtë arsye nuk kam dashur ta gjuaj edhe penalltinë e dytë”, ka thënë Roben.

Holandezi gjithashtu ka shfrytëzuar rastin për t’iu kundërpërgjigjur presidentit të nderit të bavarezëve, Franc Bekenbauer, i cili e kishte kritikuar ashpër pas penalltisë së humbur kundër Borusisë së Dortmundit, në të cilën ndeshje edhe u vendos titulli i kampionit të Bundesligës. “Më intereson ta di se çfarë ka për të thënë tani Bekenbauer... A kam biseduar me të? Jo, dhe nuk e kam ndërmend ta bëj një gjë të tillë, së paku jo ditët e ardhshme”, ka shtuar Roben.(rb/shqiptarja.com)