Rinovimi i shumëpritur i Arien Roben për tifozët e Bajernit të Mynihut, vjen në një moment kulmor të sezonit, kur skuadra bavareze është në prag të dy finaleve të rëndësishme në Kupën e Gjermanisë dhe Champions League. Futbollisti holandez që ka përjetuar një kampionat me oshilacione, tha se do të vendosin detajet për këto ndeshje pavarësisht rolit të favoritëve.
Bajernimë 12 maj do të takohet në finalen e Kupës së Gjermanisë me Borussia Dortmundin, ndërsa një javë më vonë në “Fussball Arena” do të masë forcat me Chelsean për trofeun e Champions League.
"Të gjithë jemi të padurueshëm, mezi po presim këto ndeshje. Ne jemi profesionistë, kjo është normale dhe ne duam që të fitojmë trofe. Na presin dy duele të rëndësishme. Unë besoj se të dy ndeshjet nuk do të jenë të sigurta dhe se detajet do të mbizotërojnë në të dy anët", ka thënë Roben për mediat gjermane.
Bayern këtë sezon në Bundesligë përfundoi në vendin e dytë, pas Borussia Dortmundit, e cila mbrojti titullin e kampionit. Robben gjatë kësaj sezoni për klubin gjerman ka luajtur në 34 ndeshje dhe ka shënuar 18 gola.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com