Arjen Robben nuk e dihet nëse do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Valencias.

Holandezi është lënduar gjatë angazhimit te përfaqësuesja e tij, duke munguar edhe ndaj Mainzit të shtunën.

Roben është kthyer në stërvitje, por nuk e di nëse do të riaftësohet deri të mërkurën. Në vendin e tij mund të luajë Shaqiri.

Bayern Munih do të ketë në dispozicion Franck Ribery, të i cili ka varur të gjitha shpresat për një fitore në ndeshjen e parë në Ligës së Kampionëve.

(d.b/shqiptarja.com)