Arjen Roben ishte heroi i finales së 'Uemblit' pasi shënoi golin e fitores duke i dhënë triumfin ekipit të Bayernit të Mynihut përballë Dortmundit.
Pas ndeshjes, Roben ka deklaruar se ndihet plotësisht i çliruar, pasi nuk do të mbahet mend si humbës në memorien e futbollit, por si fitues.
"Nuk dua të mbahem mend si humbës. Eshtë e vështirë ta thuash por të jesh gjithmonë në vendin e dytë nuk është ajo që kërkon. Ishte shumë e rëndësishme marrja e këtij trofeu, për të cilin kishim nevojë dhe e merituam.
Në 4 vitet e fundit kemi arritur 3 herë në finale dhe më në fund fituam, diçka fantastike. Përsa i përket Guardiolës nuk pranoj të flas tani, pasi nuk është ky momenti i përshtatshëm.
Në një moment tjetër do të flas edhe për të ardhmen time" përfundoi Roben.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com