Pas sulmit publik që i bëri konkurentja e "Dance With Me", Viola Spiro, Robert Aliaj ka zgjedhur të kundërpërgjigjet si një 'zotëri i vërtetë'. Ish-velina e cilësoi si të shtirur dhe banal, ndërsa Roberti nga ana e tij postoi një foto ku shfaqej bashkë me Violën, që po e puthte shumë përzemërsisht në faqe.

"Pagëzimi i puthjes së ftohtë të kameleonit", shkroi artisti në Instagram, duke lënë të kuptohet që Viola, ashtu si një kameleon, ndryshon qëndrimet e saj sipas rastit. Në edicionin e sivjetshëm të spektaklit të kërcimit nuk kanë munguar debatet dhe përplasjet mes personazheve dhe anëtarit të jurisë, apo veprimet e papritura të këtij të fundit.

Në këtë pikë lind pyetja, situata të tilla janë vërtet të pashmangshme në këtë format, apo janë skenare të krijuara nga vetë drejtuesit, për të tërhequr audiencën? 
robert aliaj
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)