Roberta Mone i jep jetë
kërcimit në Tiranë

Roberta Mone i jep jetë<br />kërcimit në Tiranë
TIRANE- “Kërcimi është jetë, lëvizja është jetë...” ishte motoja që ndoqi koreografen Roberta Mone në Ditën Botërore të Kërcimit, një ditë që tashmë është shndërruar në një traditë në vendin tonë. Për të pestin vit në Shqipëri u organizua një spektakël nga qendra e kërcimit “Let’s Dance” nën drejtimin e drejtoreshës artistike Prof.asc Roberta Mone (Ndokaj) koreografe dhe pedagoge në Universitetin e Arteve.

“Çdo artist gjithmonë do ta mbrojë formën e artit, takimi me te cilin i ka ndryshuar jetën. Për të cilin ka luftuar dhe ka humbur, dhe për të cilin ka dëshirën e zjarrtë të ndajë: të jetë jehona e një zëri, fjala e gjetur, lëvizja që hap dyert drejt madhështisë. Unë për kërcimin dhe krijimin kam krenarinë dhe mirënjohjen e thellë”, shpreh koreografja Mone, e cila për të pestin vit i ka dhënë jetë Ditës Botërore të Kërcimit. Për koreografen, kërcimi është bërë pjesë e pandashme si rezultat i disiplinës së saj dhe ka siguruar mjetet nëpërmjet të cilave zbulon botën çdo ditë. Qëllimi i kësaj dite dhe mesazhi që ajo përcjell, është të inkurajojë njerëzit e të gjitha moshave, artistët e të gjitha zhanreve të festojnë së bashku në një ditë të vetme! .

“Nëpërmjet kërcimit, ne shfaqim atë çfarë nuk duket në sipërfaqe, çfarë nuk thuhet me fjalë... Kërcimi shpreh një emocion të fuqishëm. Ai komunikon me tokën dhe qiellin, zbulon gëzimin, frikën dhe dëshirat tona. Kërcimi shfaq të paprekshmen, nxjerr në pah gjendjen emocionale të individit, temperamentet dhe karakteret e popujve”, shprehet Roberta. Ajo më tregon se: “Është bukur që artin e kërcimit ta përcjellësh tek brezat e rinj, si dhe te të gjithë njerëzit pa dallim moshe, por që kanë dëshirë të kërcejnë. Për vitin 2014 dëshiroj që të gjithë të kërcejnë, jo për t’i harruar problemet e vitit 2013, por përkundrazi për t’i trajtuar ato si dicka krijuese, për të kërcyer rreth tyre, për të gjetur një mënyrë për t’i ndërthurur ato me njëra-tjetrën, me botën dhe me jetën, si pjesë e koreografisë së pafund të saj”.

29 Prilli ishte Dita Botërore e Kërcimit, një eveniment ky që festohet në të gjithë botën që në vitin 1982. Kjo ditë përkujton ditëlindjen e Zhan Zhorzh Noverit i cili ishte një nga reformatorët e famshëm të kërcimit. Ky eveniment promovon vlera dhe sjell për publikun një risi dhe ndërthurje të vecantë të vallëzimit, gjuhës që gjithkush nga ne mund të flasë, gjuhës së trupit dhe të shpirtit.
 
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)