Eleganca, finesa dhe aftësitë për të përgatitur talentet e vegjël me gjuhën e trupit nuk i kanë munguar asnjë çast. Kjo është Prof.Asoc Roberta Mone, njëherësh dhe drejtoresha artistike e qendrës “Let’s Dance”, e cila përmes këtij rrëfimi na tregon hap pas hapi punën e bukur, por edhe emocionuese me fëmijët, rëndësinë e baletit si dhe synimet që qendra e baletit ka për grupmoshat e ndryshme. Libri “Let’s Dance”, i cili u promovua në 29 Prill në ambientet e Universitetit të Arteve nën praninë e artistëve dhe figurave të shquara të artit dhe kulturës, na solli në kujtesë edhe Ditën Botërore të Kërcimit, një event ky që është mundësuar për herë të parë, në vitin 2010 në Tiranë, po nga qendra “Lets Dance”, ngjarje e madhe e përvitshme të rangut botëror.
“Le të kërcejmë” është libri më i ri që na vjen si thirrje për të lidhur trupin me kërcimin. Cili është qëllimi i këtij libri?
Thelbi i këtij libri është pikërisht qendra e kërcimit me këtë emër “Let’s Dance”. Prandaj, libri im i ri titullohet “Let’s Dance”. Në faqet e tij ndërthuren pervoja, eksperienca personale dhe shprehitë e artit të fëmijëve përmes magjisë së vallëzimit. Kam synuar që përmes këtij libri t’iu mësoj fëmijëve disa shprehi në artin e baletit, të zbuloj tek ata, ato cilësi, ato aftësi e atë talent, që shpeshherë rri i strukur thellë tyre, që “trembet” të dal hapur, që kërkon një dorë për ta marrë dhe sjellë në sheshin magjiplotë të kërcimit. Qëllimi i këtij libri nuk është vetëm t’i mësojë fëmijët sesi të kërcejnë, por u shërben si një guidë për të orientuar më tej studimet e tyre nëse ata ndjekin si udhë jete artin e baletit, gjithashtu edhe për fëmijët që e kanë hobi baletin. Ky libër do të jap njohuri mbi teknikën e kërcimit duke prezantuar po aq botën tërheqëse e argëtuese të baletit. Çdokush do të ndihmohet nga ky libër që zgjon kureshtjen tuaj për baletin dhe madje vetë pedagogët e rinj të baletit do të kenë mundësi të këshillohen me të për ta mbajtur në memorien e tyre, në dobi të një pune të lavdërushme që ata dhe të gjithë ne, të dashuruarit pas artit të baletit, duam të kryejmë me modesti e përkushtim më fëmijët.
Si e keni nisur punën me fëmijët? Çfarë të ka nxitur të merresh me një moshë kaq të vogël dhe delikate?
Pas diplomimit tim si koreografe, fillova punë në vitin 1993 si mësuese baleti në Shkollën Kombëtare të Baletit. Mu besuan fëmijët, klasa e pestë e vajzave (10 vjeçare), kanë qenë momentet më të bukura dhe më emocionuese për mua. Ato vajza sot janë balerina të shkëlqyera në TKOB-it si dhe në trupa kërcimi në TV dinjitoze, disa të tjera në kompani baleti në skenat ndërkombëtare. Ka qenë vërtet bukur për mua që të përcjell artin te brezat e rinj. Kjo më nxiti për të hapur qendrën time të kërcimit “Let’s Dance” në vitin 2007. Ndihem e lumtur kur fëmijët vallëzojnë dhe përmes vallëzimit lumturohen, bëhen më të mirë, më të bukur, duke i çuar në mënyrë të vetvetishme drejt botës së muzikës dhe baletit klasik. Në pervojen time kam parë fëmijë të qeshur me sytë plot dritë, trupa të vegjël, të brishtë, duar që lodronin në ajër si krahë fluturash dhe shputa këmbësh të bukura që ngriheshin në maja gishtash, flokë të valëviten, buzëqeshje të pafajshme. Ja ashtu e harruar dhe e lumturuar pas këtyre fëmijëve, kaluan 8 vjet. 8 vjet dashuri dhe befasime të bukura. Dashuri që më është dhënë dhe dashuri që kam dhuruar. Pafundësisht që të dyja palët; unë dhe fëmijët.
Në faqet e këtij libri keni ndërthurur pervojën, eksperiencën personale dhe shprehitë e artit të fëmijëve përmes magjisë së vallëzimit… Ka qenë një sfidë gjatë këtyre 8 viteve me “Let’s Dance”?
Që në moshën 10-vjeçare i jam përkushtuar artit të bukur të baletit, artit të koreografisë. Janë 22 vite pune si pedagoge e koreografisë dhe mbushen plot 8 vjet qysh kur qendra e kërcimit “Let’s Dance” lindi. Një jetë mes këtij arti të bukur. Pak dhe shumë. Pak, duke menduar se jetëgjatësia e saj të mos ketë shterim. Shumë, duke listuar veprimtaritë e saj të dendura në këtë limit kohe. “Let’s Dance” ka realizuar promovimin e kërcimit bashkëkohor në Shqipëri, ka organizuar aktivitete me vepra të koreografëve shqiptarë dhe të huaj, ka nxitur të ushtruarit e studentëve dhe artistëve të rinj në artin e baletit, i ka dhënë krahë produktit koreografik kombëtar, formimit profesional të artistëve dhe talenteve të reja. Mbi të gjitha, ka ndihmuar në përhapjen e kulturës të të gjitha zhanret e kërcimit në mjediset shkollore si dhe ka dhënë ndihmesë të vyer për edukimin koreografik të një komuniteti të gjerë njerëzish të moshave e kategorive sociale të ndryshme. Ndërkohë, “Let’s Dance” ka kryer veprimtari artistike për fëmijët pa përkrahje, sikurse bashkëpjesëmarrje në realizimin e shfaqjeve artistike në televizione.
Për ty, promovimi ishte edhe një kujtesë e karrierës tënde përsa i përket Ditës Botërore të Kërcimit, një event që është prekur për herë të parë nga “Let’s Dance”?
Zgjodha pikërisht datën 29 Prill, për promovimin e librit tim të ri “Let’s Dance”, pasi është Dita Botërore e Kërcimit dhe qendra e kërcimit “Let’s Dance” ka mundësuar për herë të parë, në vitin 2010, përfshirjen e Shqipërisë në këtë ngjarje të madhe të përvitshme të rangut botëror, daton me 29 Prill 1982, krijuar nga Këshilli Internacional i Kërcimit dhe UNESCO, ditë e cila përkujton ditëlindjen e Zhan Zhorzh Noverit, një nga reformatorët e famshëm të artit të baletit bashkëkohor. Ashtu si dhe në shumë kultura botërore dhe në Shqipëri, ky eveniment është kthyer në një traditë të organizuar për të gjashtin vit në Shqipëri, nga qendra “Let’s Dance” me drejtoreshë artistike Prof.Asoc Roberta Mone. Mesazhi që kjo ditë përcjellë është; “Të inkurajohen njerëzit e të gjitha moshave, artistët e të gjitha zhanreve, të festohet sëbashku ne një ditë të vetme”. Këtë vit e veçanta ishte ndërthurja e perfomancave të kërcimit të grupeve të fëmijëve të vegjël si dhe perfomanca “Vdekja e mjelmës”, e prima balerinës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Ledia Sulaj si një model i shkëlqyer dhe shembull frymëzimi për brezat e rinj, me promovimin e librit të kërcimit për fëmijë “Let’s Dance”.
“Let’s Dance” funksionon si një shkollë baleti për fëmijët dhe si një kurs kërcimi. Është kjo një derë e hapur për të gjithë të apasionuarit?
“Let’s Dance” ka 8 vite që funksionon si një qendër baleti për fëmijët dhe kurs kërcimi për të gjitha grupmoshat e tjera. Kjo qendër ka një derë përherë të çelur sepse ka një zemër të hapur. Unë, kam ëndërruar e shpresuar se disa nga këta fëmijë nesër do të pushtojnë skenën dhe do të marrin mijëra duartrokitje. Në ato duartrokitje do të isha e lumtur nëse ata do të kujtoheshin se hapat e parë i hodhën pikërisht këtu, “Let’s Dance”. Një nga funksionet e qendrës është edhe mësimi i çifteve të reja në prag të ngjarjes madhore të tyre; kurorëzimit të martesës nëpërmjet vallëzimit. Ka qenë vërtet bukur që të përcjell artin te brezat e rinj si dhe te të gjithë njerëzit pa dallim moshe, të cilët kanë pasur dëshirë të kërcejnë. Baleti është një art i madh. Ejani në qendrën tonë! Ne ju presim! Ne ju duam! Le të kërcejmë! Let’s Dance!...

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com