Stilisti i njohur Italian Roberto Cavalli ka prezantuar koleksionin më të ri të veshjeve vjeshtë/dimër 2013/2014 ne “Milan Fashion Week”.

cavalli

Në koleksionin e paraqitur ditën e enjte në këtë event ai ka sjellë idetë e tij të reja si dhe tendencat më të fundit të modës.

cavalli

Modelet që kanë sfiluar kanë sjellë në pasarelë një shfaqje të bukur dhe një frymë moderne.

Në këtë koleksion mbizotërojnë ngjyrat e ndryshme të cilat bien në sy si e kuqja, bluja, portokallia, e verdha etj.

cavalli

Ajo që ka çuditur gjatë shfaqjes ka qenë veprimi i një vajze, e cila ka ndërprerë sfilatën duke thënë “Moda juaj, vdekja e tyre”.

cavalli

 Por forcat e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë dukë e larguar vajzën dhe sfilata ka vazhduar normalisht.

cavalli

Cavalli këtë herë duket se është frymëzuar nga Himalajat, ku ka paraqitur veshje me motive të lëkurës së kafshëve si xhaguari, në mënyrë që çdo femër përveçse të ndjekë trendet e kohës të duket sa më tërheqëse.

(b.t/shqiptarja.com)