Roberto Saviano, shkrimtari më i njohur antimafie në Europë, flet për krimin e organizuar shqiptar, i cili zotëron asete dhe pjesë të madhe të ekonomive kombëtare në Shqipëri, Kosovë dhe në Europë, madje është bërë rrezik për ecjen përpara. sot Saviano do të jetë në Tiranë i ftuar të marrë pjesë në Panairin e Arteve Pamore dhe Librit. Një ditë para se të vijë në kryeqytetin shqiptar, Saviano, autori i bestsellerit “Gomorra” i cili do të flasë për librin e tij “Zero”, flet në veçanti për trafikantët e drogës në Europë, ku shqiptarët i konsideron pjesë e rëndësishme e këtij trafiku. Ai mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Lozanë të Zvicrës për çështjet e kriminalitetit të organizuar. Si gjithnjë i shoqëruar nga 20 truproja. Është i dënuar me vdekje jo vetëm nga Camorra napoletane, por edhe nga pjesë të tjera të krimit të organizuar.
 
Saviano me truprojë më shumë sesa një president shteti?!
 
Saviano duke folur për ballkanin më pas shpjegon se në librin tij të fundit “Zero” mbi tregun e kokainës i përmend shqiptarët të cilët janë të njohur për trafikun dhe shpërndarjen e kokainës, jo vetëm këtu në Zvicër, por dhe në Itali dhe vendet tjera të Evropës. Ai në këtë libër serbët i ka cilësuar si tortur-ista dhe të pamëshirshëm. Ndërsa, shqiptarët, sipas tij, nuk kënaqen vetëm me atë, kur të heqin qafe: ata më pas merren edhe me brezat e ardhshëm… Ndërsa lidhur me krijimin e gjykatës speciale në Kosovë, sipas Savianos, është në favor dhe në të mirë të Kosovës, imazhit të këtij shteti të ri në Evropë. “Nëse autoritetet kosovare i kanë duart e pastra, nuk di pse hezitojnë ta themelojnë këtë gjykatë kundër krimeve në Kosovë ?!..”, ka pohuar në fund, z.Savionao.
Se kush është dhe sa ka peshë shkrimtari dhe gazetari italian, Roberto Saviano duket se dëshmon më së miri vizita e tij në Lozanë të Zvicrës, i cili çdo lëvizje e bente bashkë me sigurimin e tij. Ishte i rrethuar nga truprojet-bodyguarde, të cilin e ruanin mbi 20 persona (“gorilla”), nga ata 10 policë me uniformë dhe 10 tjerë civilë me tela në vesh e syza të errëta?!.... Në një bisedë për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ne Zvicër,  z.Saviano vendos gishtin në plagë dhe flet hapur.


saviano
 
Roberto, ju e njihni mirë krimin e organizuar dhe atë shqiptar në veçanti, cili është roli i tij sot? 
 
-Shiko kolegë, krimi i organizuar dhe trafiku i drogës në Ballkan po ecën përpara sipas rrugëve tradicionale. Bandat e fuqishme në rajon bashkëpunojnë fuqishëm. Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë bërë një kancer për Kosovën dhe Shqipërinë dhe janë pengesa më e madhe e këtyre vendeve në rrugën drejt integrimit europian. Eksodi është një fenomen i dhimbshëm i shqiptarëve kohëve të fundit… Dhe mund të thuhet hapur se mafia që kontrollon drogën është edhe ajo që organizon, mbron dhe rregullon këtë eksod dramatik, faktet që dalin çdo ditë vetëm e vërtetojnë këtë. Trafiku i qenieve njerëzore është jo vetëm logjistika perfekte e transportimit të drogës, por është pjesë e rëndësishme e fitimit dhe kontrollit të territorit. Këtu vepron e gjithë mafia rajonale…
 
Cila mendon se është mafia më e fortë në rajon?
 
-Padyshim mafia kosovare, ajo ka edhe lidhje shumë të forta, jo vetëm në territor, por edhe në istitucione. Shikoni, kemi të bëjmë me një Fenomen interesant. Mafia kosovare, konkurrenten dhe rivalen më të egër në kontrollin e trafikut të drogës ka mafien që vjen nga Shqipëria, që cilësohet si mafia shqiptare në Europë. Dhe ndërsa politika po flet për bashkim të Shqipërisë me Kosovën, krimi i organizuar ka një axhendë të ndryshme. Mafia kosovare bashkëpunon ngushtë me mafien serbe dhe atë rajonale kundër mafias shqiptare, duke e luftuar egërsisht atë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)