SHBA - Hetuesit besojnë se aktori i njohur 63-vjeçar, Robin Williams ka varur veten me rrip në dhomën e gjumit, ndërkohë që gruaja e tij flinte në një dhomë tjetër. Trupi i aktorit u gjet i pajetë nga asistenti i tij, pasi ai nuk u paraqit në punë të hënën. Kështu bëri të ditur një zyrtar policie i Marin County.
Hetuesit nuk kanë konfirmuar apo mohuar nëse 63-vjeçari ka lënë ndonjë letër para se të kryente aktin ekstrem.
Nga përfundimet e autopsisë së trupit nuk kanë treguar shenja dhune apo të shenja të tjera fizike, që përputhet me faktin se kemi të bëjmë me vetëvrasje.
Në kyçin e dorës së majtë të Robin Williams kishte edhe shenja të prerash dhe pranë tij u gjet një thikë xhepi.
Aktori 63- vjeçar ishte parë për herë të fundit i gjallë në orën 10:30 të mbrëmjes, ditën e dielë, nga gruaja e tij e tretë, Susan Schneider.
Pasi shkoi në krevat të dielën në mbrëmje, Susan u zgjua mëngjesin e të hënës dhe u largua në orën 10:30 paradite, duke menduar se i shoqi ishte akoma në gjumë.
Analizat toksikologjike do dalin pas disa javësh, për të parë nëse Williams ka qenë ose jo nën ndikimin e dograve.
Policia nuk ka komentuar në lidhje me faktin se përse ai dhe e shoqja flinin në dhoma të ndryshme.
Aktori, fitues i çmimit Oscar, kishte dekada që luftonte kundër depresionit dhe varësisë ndaj alkoolit dhe drogës.
Kohët e fundit ai ishte edhe nën presion financiar dhe po shiste pronën e tij me një vlerë prej 35 milionë dollarë, pasi nuk e përballonte dot.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com