Robinjo është shumë pranë kalimit te ekipi i Flamengos.
Administratori i ekipit të Milanit, Adriano Galiani ndodhet në Brazil për të realizuar kalimin e Robinjos, por edhe të Patos në atdhe.

Pasi ka zbritur në Rio de Janiero, i pyetur nga gazetarët Galiani e ka prnuar edhe njehrë tjetër faktin se ndodhet në Brazil për trantativat e kalimit.

Administratori kuqezi do të takohet me drejtuesit e Flamengos për të mbyllur marrëveshjen e parë, ndërsa më pas do të negociojë me presidentin e Corinthias për shitjen e Patos.

Sakaq, vetë Robinjo nuk ka pranuar të japë shumë detaje për kalimin duke ja lënë gjithcka në dorë bisedimeve të Galianit me drejtuesit e ekipit të Flamengos.

“Ju e dini shumë mirë çfarë ndjenje kam unë për ekipin e Santosit, por edhe Flamengo është një ekip i madh. Akoma nuk kam vendosur për transferimin pasi kam një kontratë me Milanin” shprehet fantazisti.

dylber balla