Zhvillimet në teknologji sa vijnë e përparojnë dita-ditës. Këtë e pohojnë çdo ditë krijimet e reja në këtë fushë. Ndaj ekspertët parashikojnë se deri në 2068 “droide” të ngjashme me njerëz do të jenë në gatishmëri për të ndihmuar në situata emergjente të cilat janë shumë të rrezikshme për njerëzit.
Robotët do të bëhen "shërbimi i katërt emergjent" i Britanisë brenda 50 viteve dhe të mbështesin shërbimet emergjente gjatë motit ekstrem, sipas një prej ekspertëve kryesorë të teknologjisë së Britanisë.
Është parashikuar që deri në vitin 2068 qindra droide autonome të ngjashme me njerëz do të jenë të gatshëm në çdo orë për të ndihmuar në situata emergjente shumë të rrezikshme për njerëzit.
Me fuqinë e 500 burrave, qëndrueshmërinë e pafund dhe aftësinë për të punuar në temperatura nën zero, ata do të kryejnë misionet e kërkim-shpëtimit dhe kryejnë detyra të tjera praktike që njerëzit dhe makineritë ekzistuese nuk mund të bëjnë.
“Ata madje do të japin ndihmën e parë në rrugë, transportojnë të lënduarit në spital dhe do të ofrojnë fjalë të ngushëlluese tek ata në vështirësi”, sipas Mat Shore, ekspert mbi inovacionin dhe inteligjencën artificiale.
“Robotët do të ndihmojnë dhe plotësojnë policinë, zjarrfikëset, shërbimet e ambulancës dhe do të mbështesin Forcat e Armatosura në një kapacitet jo ushtarak në kohë të emergjencës kombëtare ose zonës së fatkeqësisë”, tha ai.
Shkencëtarët kanë krijuar tashmë makineri që mund të ngrejnë deri në 1000 herë peshën e tyre falë përparimeve në robotikë, inteligjencës artificiale dhe zhvillimit të muskujve sintetikë.
“Por brenda gjysmës së shekullit, nevoja për “droide” të zgjuar për të ndihmuar në kohë katastrofash do të nxisë inovacionin dhe do të çojë në krijimin e ‘cyborgëve”, qenieve me pjesë trupore organike dhe biomeçatronike. Këto makina si “Terminator” do të shpëtojnë mijëra jetë njerëzish çdo vit, duke mbrojtur homologët e tyre njerëzorë nga mjediset më kërcënuese për jetën”, shtoi Shore.
Këta robotë do të shfaqin një sërë mangësish në teknologjinë ekzistuese, shumica e të cilave janë të vjetëruara dhe të paafta për t'u përballur me temperaturat ekstreme dhe kushtet.
Ata do të duken si njerëz plotësisht të zhytur në trup robotik, të aftë për të ngritur pesha të pabesueshme dhe për të kryer detyra super-njerëzore me lehtësi. Dhe ndryshe nga makinat ekzistuese, robotët e së ardhmes do të konvertojnë lëvizjen kinetike në energji elektrike, duke u dhënë atyre një hapësirë të pakufizuar dhe qëndrueshmëri pa humbur fuqinë.
Redaksia Online
A.S /Shqiptarja.com