Robotët sfidojnë njerëzit, ekspertët:
Në 2045 papunësia do rritet me 50%

Robotët sfidojnë njerëzit, ekspertët:<br />Në 2045 papunësia do rritet me 50%
Në vitin 2045 papunësia do të rritet me 50%. Kjo vjen për shkak të konkurrencës që do t’i bëjnë njeriut, robotët. Sipas ekspertëve për punë të ndryshme njerëzit do të dalin jashtë loje.

...

 
Njerëzit duket se e kanë humbur sfidën me robotët.  Zhvillimi teknologjik rrezikon kështu të ardhmen tuaj.  Paralajmërimi vjen nga Moshe Vardi, një ekspert i informatikës në Rice Universisty në Texas. Sipas tij pas 30 vitesh  robotët do të mund të zëvendësojnë njeriun në pjesën më të madhe të aktiviteteve, duke bërë që papunësia të shkojë mbi 50 përqind.
 
Paralajmërimi i tij vjen pas një raporti të publikuar nga Forumi Botëror i Ekonomisë në  Devos, që parashikonte humbjen e 5 milionë vende pune gjatë 4 viteve të ardhshme, për shkak të automatizimit.
 
Eksperti thotë se nëse makinat do të bëjnë punën tonë, atëherë do të kemi më shumë kohë në dispozicion për të bërë çfarë na pëlqen. Por kjo është një thikë me dy presa, pasi njeriu do të dalë jashtë funksionit sa i përket punës.
 
Nga ana tjetër Filippo Cavalllo, një ekspert për robotët thotë se ata janë një lehtësim për njerëzit, e jo një kërcënim.  E deri atëherë të presim e të shohim, por kujdes… filloni përgatitjet që tani për të ardhmen.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator