Vogëlushi 9-vjeçar Rogeni është shëruar nga një sëmundje e rëndë, pas trajtimit që ka bërë në njësinë e Radioterapisë së Shërbimit Onkologjik të QSUT-së.
Ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka dhënë lajmin e mirë.
Kryeministri shkruan se nga ekzaminimi i sapo kryer me rezonancën e fjalës së fundit të teknologjisë në QSUT, Rogeni rezulton i shëruar nga një sëmundje shumë e rrezikshme.
Rama ka theksuar se rasti i 9-vjeçarit vlen për t’u theksuar pas trajtimi me radioterapi të specializuar të një pacienti në moshë pediatrike, ndodh për herë të parë në Shqipëri.
Statusi i Ramës:
E KEQJA BEN LAJM E MIRA JO, ky është bërë rregulli i kohës që jetojmë, por lejomëni të ndaj me ju lajmin e mirë për Rogenin e vogël 9 vjeçar dhe prindërit e tij.
Nga ekzaminimi i sapo kryer me rezonancën e fjalës së fundit të teknologjisë në QSUT, Rogeni rezulton i shëruar nga një sëmundje shumë e rrezikshme.
EKIPI MJEKËSOR SHQIPTAR i #radioterapisë #neurokirurgjisë dhe #onkopediatrisë realizuan për herë të parë në Shqipëri, trajtimin me radioterapi të specializuar të një pacienti në moshë pediatrike, nëpërmjet akseleratorit linear në Spitalin Onkologjik në QSUT.Fotot e publikuar nga Edi Rama
Lajm shum i mir nje shqiptar me shum gezofsh jet te gjate bukurosh
Përgjigju