Rohan: Keqardhje për dështimin
e dialogut, Serbia të ndërrojë qasje

Rohan: Keqardhje për dështimin <br />e dialogut, Serbia të ndërrojë qasje
PRISHTINE- Ish ndërmjetësi për statusin e Kosovës, Albert Rohan, ka thënë se dështimi i dialogut të së martës në Bruksel është për keqardhje dhe Serbia është ajo që duhet ndërruar qasjen nëse një marrëveshje do të arrihet brenda afatit të përcaktuar nga Bashkimi Evropian.

Rohan në një intervistë për “Kohën Ditore” ka komentuar zhvillimet e fundit në procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Asociacioni i propozuar i komunave serbe plotësisht korrespondon me Kartën për Vetëqeverisje Lokale të Këshillit të Evropës, anëtare e së cilit është Serbia. Është zhgënjyese që Serbia nuk i ka pranuar propozimet e zonjës Ashton”, tha ai.

Sipas tij, gjithmonë ka hapësirë për marrëveshje, edhe pse për këtë do të duhej një ndryshim i qasjes në Beograd.

“Nëse Serbia insiston në refuzim, kjo do të jetë mundësia e tretë e humbur për Beogradin pas Rambouilletit më 1999 dhe Vjenës më 2007, për t’u përballur me realitetin në rajon. Në atë rast është tejet e papritur që Serbia të marrë një datë për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE”, tha ai.

Ndërkohë që zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë se Serbia ka afat t’i kthejë përgjigje Baroneshës Catherine Ashton deri të martën e ardhshme, ndërsa vendimn duhet të merret brenda 72 apo 96 orëve.

Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliç duke fajësuar delegacionin e Kosovës për dështimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, mbi të ardhmen e veriut të Kosovës tha se Serbia do të marrë vendime të vështira për Kosovën.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset