Presidenti iranian, Hassan Rohani deklaroi se vendi i tij refuzon të jetë i limituar në programin e tij për pasurimin e uraniumit ashtu siç e kërkojnë SHBA-ja dhe aleatët e saj perëndimorë, njoftoi sot faqja zyrtare e qeverisë iraniane.

"Të gjitha vendet nënshkruese të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (TNP) kanë të njëjtat të drejta. TNP-ja nuk cilëson se cili duhet të jetë numri i centrifugave", deklaroi Rohani.

Atij iu kërkua pse Teherani nuk do të pranonte limitimin e numrit të centifugave, përdorur për pasurimin e uraniumit në 5 000 njësi për të lehtësuar një marrëveshje me vendet e grupit 5+1.

Irani dhe fuqitë e mëdha të grupit "5+1 (SHBA, Rusi, Francë, Britani e Madhe, Kinë dhe Gjermani) rifilluan javën e kaluar në Nju Jork negociatat e tyre të vështira përsa i përket kësaj çështjeje.

Teherani që posedon aktualisht 19 000 centrifuga, rreth 9 000 prej të cilave në aktivitet, kërkon të rrisë kapacitetin e pasurimit të uraniumit./ATSH/