Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi paradite në qytetin e Sarandës, ku Hasan Imeri, 63-vjeç, i cili punonte roje, është rrëzuar nga kati i 15-të dhe ka rënë në katin e 14-të dhe për pasojë ndërroi jetë në vend.
Që dje policia shoqëroi administratorin ndërsa sot ka njoftuar se i ka komunikuar arrestin arij dhe pronarit të pallatit ku 63-vjeçari punonte, Mondi Reçi dhe Aleksandër Reçi.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit M. R., 47 vjeç, banues në Sarandë (administrator i pallatit) dhe A. R., 60 vjeç, banues në Tiranë (pronar i pallatit), pasi paraditen e djeshme, në lagjen nr.2, Sarandë, në një pallat 15-katësh, është rrëzuar nga lartësia, duke punuar shtetasi H. M, 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë", ka njoftuar policia e Vlorës.
Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se specialistët 2 persona janë arrestuar për dhunë në familje.
"Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin B. M., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, ish kunatën e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. T., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëjetuesen e tij", thuhet një njoftimin e policisë Vlorë.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
54%
-
JO
40.4%
-
NUK E DI
5.6%
Vota total: 2892
Lajme të tjera
-
Mungesa e dezinfektimit po dëmton bujq e blegtorë! Fermerët e Vlorës: Insektet dhe karkaleci po sjellin dëme! Zyrtarët vendorë: Zgjidhja e vetme dezinfektimi i zonës
2 Korrik, 19:05
-
Një në Kavajë e tjetri në Borsh, mbyten dy 66-vjeçarë në det! Njëri dyshohet se pësoi infarkt duke notuar
2 Korrik, 18:07
-
Çmimet për fjetje dhe restorant 10-15% më shumë, por rriten rezervimet në Sarandë
2 Korrik, 15:20
-
Të gjithë drejt bregdetit! Trafik i rënduar në Vlorë, më shumë se 2 orë për të shkuar në Orikum! Akset më problematike (VIDEO)
2 Korrik, 10:37
-
Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë
2 Korrik, 10:21
-
Hapet përfundimisht tuneli i Skërficës, Tiranë-Sarandë 45 minuta më shpejt! Më 7 korrik hapet Bypass-i i Vlorës
2 Korrik, 08:02
-
Prodhonte dhe shiste kanabis, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë i shpallur në kërkim! I dënuar më parë me 4 vite burg (VIDEO)
1 Korrik, 15:31
-
Ndotet plazhi i Potamit, pushuesit për Report Tv: Kundërmon erë e keqe! Shkak dyshohet shkarkimi i ujërave të zeza të bizneseve, autoritetet asnjë masë (VIDEO)
30 Qershor, 19:01
-
Dhunoi bashkëjetuesen dhe djalin e saj të mitur, arrestohet 49-vjeçari në Gjirokastër
30 Qershor, 11:45
-
Tritol për herë të dytë hotelit në Sarandë, pronari për Report Tv: S’kam konflikte me askënd, ma kanë bërë për prishje imazhi! Shoqërohen disa persona
30 Qershor, 09:58
-
Shpërthim me eksploziv në hotelin e drejtorit të FSDKSH-së në Sarandë! Edhe një vit më parë iu vendos tritol (VIDEO)
29 Qershor, 22:45
-
Makina përfundon në kanal në autostradën Vlorë-Fier, 1 i lënduar (VIDEO)
29 Qershor, 19:57