Report Tv ka arritur të zbardhë të plotë episodin e shpalosjes së banderolës me mbishkrimin "Ju erdhi fundi" në faqen ballore të Universitetit Politeknik të Tiranës, ngkarje e cila shkaktoi tension mes protestuesve, që mësynë në ambientet e brendshme të institucionit arsimor.
Kanë qenë 9 studentë të organizuar nga fakultete të ndryshme që kanë bërë planin për vendosjen e banderolës në katin më të lartë. Kanë hyrë një nga një, për të mos rënë në sy. Rojet e sigurisë që janë të Illyrian Guard i kanë parë dhe i kanë pyetur ku po shkojnë dhe studentët i kanë thënë që "kemi një projekt". Kanë hyrë në klasë dhe pastaj në ballkon kanë nisur të hapin banderolën. Aty kanë ndërhyrë rojet u kanë thënë të dalin jashtë dhe të mos e vendosin, por studentët nuk kanë pranuar. Në atë moment roja ka kyçur klasën me çelës dhe i ka bllokuar brenda, moment që kanë kërkuar mbështetje nga protestuesit e tjerë që kanë shkuar vrap. Pasi kanë arritur kanë shqyer derën e parë dhe janë ngjitur në katin më të lartë ku ndodheshin studentët të bllokuar. Në atë moment roja ka hapur derën dhe studentët kanë dalë. Për 10-15 minuta kanë lëvizuar nga një kat në tjetrin për të kërkuar banderolën e cila u kishte rënë në ballkonin e kateve poshtë. Pasi e kanë gjetur e rivendosën pak minuta dhe e hoqën, për t'iu bashkuar protestuesve të tjerë te Kryeministria. Ka pasur vetëm roje sigurie, jo policë
Lajmi kryesor:
Dita e 30-të e tubimit nis me tensione për një banderolë, protestuesit ‘mësyjnë’ te Politekniku dhe shqyejnë derën! Nesër para Parlamentit dhe në Rrjoll






