Mandrit Lleshaj është pronari i “SWAT Security”, rojet e sigurisë të armatosura të secilës shoqëruan ditën e sotme Luan Muçën, pronarin e ‘Deltës’ në hotelin ‘Regina’ në Vlorë të Vasil Bedinajt.
“SWAT Security” mbulon sigurinë në çdo aktivitet të Luan Muçës.
Në ekstraktin e kompanisë cilësohet se ofron shërbime për "Sigurimin e objekteve publike dhe private, në pronësi ose në përdorim të personave fizikë dhe juridikë, që ushtrojnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë. Sigurimin dhe mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të personave fizikë, shtetas shqiptarë ose të huaj. Instalimin e mjeteve dhe sistemeve të vëzhgimit audioviziv; instalimin, shitjen dhe përdorimin e mjeteve të mbrojtjes kundër zjarrit; përdorimin e mjeteve dhe sistemeve të radiokomunikimit, pajisjeve dhe mjeteve të mbrojtjes kundër zjarrit; si dhe përdorimin, shitjen dhe instalimin e mjeteve të kontrollit të aksesit. Furnizimin, instalimin, shitjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të telekomunikacionit. Import-eksportin, me shumicë dhe pakicë, të mjeteve dhe pajisjeve të vëzhgimit, radiokomunikimit, fikjes së zjarrit, ndërlidhjes, pajisjeve elektrike dhe elektronike, si dhe të pajisjeve të navigacionit."
Ishin mbi 15 roje të armatosura që shoqëronin biznesmenin Muça, ndërsa sipas Bedinajt, i kanë kërkuar 5 milionë euro gjobë.
Lexo këtu ekstraktin e kompanisë
Lajmi kryesor:
Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 5 të ndaluar (VIDEO)









