Një sërë lëvizjesh dhe emërimesh të reja janë bërë në radhët e Policisë së Shtetit, duke sjellë ndryshime në drejtimin e disa komisariateve kryesore në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.
Vala e ndryshimeve masive ka prekur strukturat policore në kryeqytet, si dhe në Vlorë, Korçë, Krujë, Lezhë, Laç, Shijak, Dibër, Mirditë, Mat dhe Bulqizë. Sipas burimeve në radhët e bluve janë bërë gjithsej 65 lëvizje.
Një nga lëvizjet më të rëndësishme është emërimi i Feliks Hodës në krye të Komisariatit të Policisë Vlorë. Hoda mbante më parë detyrën e shefit të Komisariatit nr. 4 në Tiranë.
Lëvizjet e fundit vijnë në kuadër të ristrukturimit të Policisë së Shtetit dhe synojnë forcimin e menaxhimit dhe efektivitetit të strukturave vendore të policisë.
Komente








