Pas çeljeve të ekspozitave të njëpasnjëshme turistike për promovimin e turizmit në Moskë e San Peterburg dhe Selanik (viti 2013), radha i vjen Portugalisë, e vlerësuar për turizmin e saj. Tasho vjen me këtë ekspozitë me natyrën e bukur shqiptare, arkeologjinë, arkitekturën e qyteteve tona, si p.sh Berat, Gjirokastër, Krujë, etj. Në fotot e tij nuk mungojnë as bregdeti i mrekullueshëm dhe njëkohësisht Alpet e Veriut.
Sipas ambasadorit tonë në Portugali, “është hera e parë që hapet një ekspozitë me një tematikë të tille nga një fotograf shqiptar. E njëjta ekspozitë do të rihapet në një vend tjetër në një pikë tjetër turistike, siç është Palacio Fox, Praça dos Restauradores, Lisbone. Kjo do të hapet në datën 30 maj dhe do të qëndroj e hapur. Ekspozita realizohet me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT) dhe Ministrisë së Turizmit.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com, versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)