Roli dhe të drejtat e gruas
në Shqipërinë e Shek. XVII-XVIII

Roli dhe të drejtat e gruas<br />në Shqipërinë e Shek. XVII-XVIII
Gruaja dhe roli i saj në jetën familjare e atë shoqërore ka qenë vazhdimisht objekt diskutimi e hulumtimi. Por, duhet theksuar fakti që studimet e kryera në lidhje me këtë fushë kanë qenë relativisht të pakta. Në parathënien e librit prej pesë vëllimesh me titull A History of Women, një punim i rëndësishëm që trajton historinë e gruas nga antikiteti deri në ditët e sotme, dy editorët e studimit Georges Duby dhe Michelle Perrot shprehen se “gratë, për një kohë të gjatë janë lënë prapa historisë”.

Pra, mund të thuhet se me studimet e deritanishme është e vështirë të përcaktohet pozicioni i saktë i gruas dhe kontributit të saj në historinë e njerëzimit. Nga ana tjetër duhet theksuar se në dekadat e fundit vihet re një rritje në hulumtimet për të drejtat e gruas dhe sfidat me të cilat ajo përballet në kohët moderne. Sot, me zhvillimin e disiplinave dhe metodologjive të ndryshme shkencore dhe me shtimin e literaturës në lidhje me këtë çështje, mund të thuhet se studiuesit e kanë më të lehtë të arrijnë në disa përfundime mbi këtë temë të rëndësishme.

Për sa i përket trajtimit të gruas në librat e historisë, mund të thuhet se kjo mund të ndahet në disa kategori. Në të parën bëjnë pjesë gratë e shtresës së lartë si mbretëresha, princesha, zonja aristokrate etj., jeta e të cilave është më e dokumentuar. Në kategorinë e dytë bëjnë pjesë gratë e thjeshta, thënë ndryshe shtresa e mesme, të cilat ishin pjesë e jetës së përgjithshme e që kontribuonin kryesisht në familje me rritjen e fëmijëve dhe punët e tjera të shtëpisë. Një kategori tjetër ishin edhe skllavet, shërbëtoret apo robëreshat e zëna në luftëra.
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Skandal në Maqedoninë e Veriut, policia heq flamujt e Shqipërisë të vendosur për festat e nëntorit

VIDEO/ Skandal në Maqedoninë e Veriut, policia heq flamujt e Shqipërisë të vendosur për festat e nëntorit