Roli i Bashës gjatë Luftës së Kosovës/ Kryedemokrati 'thërret' në mbrojtje kreun e Komunës së Mitrovicës: Shpifje ndaj nipit tonë, kontributi i tij për ne nuk do harrohet! (VIDEO)

TIRANË- Në një kohë kur është vendosur në qendër të vëmendjes për rolin që ka pasur gjatë luftës së Kosovës, kryedemokrati Lulzim Basha zgjedh që ta mbrojë veten e tij nga këto akuza, nëpërmjet palëve të treta. Ai ka pritur sot në një takim kreun e komunës së Mitovicës Agim Bahtiri, i cili për përfundim të bisedës, ka folur me supelativa për Bashën, duke thënë se kontributi i tij në Kosovë nuk do të harrohet dhe i ka quajtur të gjitha deklaratat si shpifje të ulëta.

"Sot kam ardhur të vizitoj mikun tim dhe qytetarin tim për arsye se për punën dhe kontributin që ka bërë për Kosovën, unë e kam shpallë Qytetar nderi zotin Lulzim Basha. Dhe kam ardhur ti jap një përkrahje maksimale për të gjitha sfidat që po kalon vendi, si në Kosovë edhe në Shqipëri. Prandaj edhe të bëj një apel, te gjithë krerëve të partive politike, qofshin në Shqipëri edhe në Kosovë që të bashkohemi sot si një trup për arsye se kemi një tragjedi në Kosovë të cilat po Kosova është në situate tejet të keqe dhe brenguese për arsye se çlirimtarët tonë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës sot po trajtohet në Hagë padrejtësisht. Prandaj shpifjet më të ulëta që i bën dikush me qëllime të caktuara, nuk i takojnë Bashës dhe për atë jemi këtu që të mbrojmë deri në fund në emër të gjithë qytetarëve të Mitrovicës por edhe shumë qytetarë të tjerë te Kosovës sepse e kemi nip dhe si i tillë ka dhënë një kontribut të veçantë për Kosovën dhe unë e falenderoj përzemërsisht por njëkohësisht i uroj dhe sukses në punën e tij të palodhshme dhe kontributi i tij nuk harrohet në Kosovë dhe shpifjet e dobëta prej disa njerëzve që nuk dua të përmend emra po janë tê ulëta dhe janë të shpifura prej punët deri këtu", tha Bahtiri, i cili ishte i shoqëruar nga Halit Barani, Kryetar Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe Besnik Beka, Drejtor për Planifikim Urban në komunën e Mitrovicës.

Prej javësh zëra të ndryshëm në Kosovë dhe Shqipëri kanë akuzuar Bashën për rolin e tij gjatë luftës në Kosovë. Milaim Bellanica, njëri nga dëshmitarët që panë me sytë e tyre trajtimin çnjerëzor të popullatës civile në Kosovë nga ushtria serbe në Krushë të Madhe të Rahovecit, deklaron se Basha i ka marrë kasetën me pamjet e masakrës. Një tjetër dëshmi është ajo e Latif Gashit, ish komandat i UÇK në zonën e Llapit, i cili thotë se gjatë arrestimit nga UNMIK ka qenë i pranishëm edhe Lulzim Basha. Edhe dëshmia e gazetarit Bashkim Shala është një tjetër arsye që kërkohen me ngulm sqarime nga ana e Bashën.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alfons: 23/11/2020 16:45

    Po jo, grushti do të bjerë, përmbi krye të zuzarëve koha është e maskarenjve, por Atdheu i Shqiptarëve.

    Përgjigju
  • O tej: 23/11/2020 16:30

    Nipin e paci ju ... per ne eshte vrases tradhtar hajdut tu rroje kopili

    Përgjigju
    • Arbëri: 23/11/2020 18:02

      Ashtu është!

  • Lulka: 23/11/2020 15:38

    Po na e thuaj vete e derdimen cfare ke bere? Se ske bere asgje as per as kunder kosoves se ti kete ben me mire. Po fol ore vete se je bere si kalama hajde o ba thuaji ketij dhe do dhe te behesh kryeminister

    Përgjigju
  • Endri: 23/11/2020 15:26

    Moj PD ke ke per Kryetar?!! Te degdisen parti fasade per nevojat e SB dhe te vune gjithmone ne krahun e gabuar te historise dhe vendit tend. Sa per Lylin, nuk kemi nevoje per askend. Zullumet e tij jane sheshit, por ky shtet eshte i kalbur qe ta fuse be burg

    Përgjigju
  • Akrepi: 23/11/2020 15:14

    Ja pra , Basha ne moshen 25 vjecare , i pari i , UNMIK , i prokurorise speciale i BBC-se , ka mundur te sulmoje Kosoven , se bashku me Sllobodanin dhe te bejne gjithe ate genocid ndaj Kosovareve dhe ca shqipetareve . Por Basha te mos kujtoje se do ngelej i pa zbuluar per bemat e tij . Me ne fund e zbuluan sigurimi i fshehte i pushtetit , dhe e kan vene perpara pergjegjesise , he me ju lumt , trimat e xha trazivacit , keshtu ju do populli . trima e te pa kursyer , kundra armikut te popullit . Luften e kllasave e kemi ne balle te partise ..

    Përgjigju
  • Kosovari: 23/11/2020 15:11

    Agim, kush ta japi ty kete te drejte te flasesh ne emer te Kosoves, ai mun te jete nipi juaj por jo nip Kosove. Ti mund te flasesh ne emrin tend ta mbrosh Bashen por jo ne emrin tim. Ai duhet te pergjigjet per akuzen e z, Milaim Bellanica, ku e ka zhdukur kaseten dhe deklaraten e tij per krimet serbe, pse Z, Bellanica nuk ishte deshmitar Hage. Agim je turpi i Kosoves

    Përgjigju
  • F-35: 23/11/2020 15:04

    Ky eshte qelbesira i A. Kurtit. Taborri antikombetare ne rajon eshte bere bashke, sic kane qene gjithmone ne fakt, per te mbrojtur njeri-tjetrin dhe poshtersite e tyre. Boshti PD+LDK prej gati tre dekadash dhe vitet e fundit edhe LVV, kane punuar ethshem ne fillim per sabotimin e luftes e lincimin e luftetareve te Kosoves, dhe me vone e deri aktualisht per kriminalizimin e UCK-se e komandanteve te luftes. Agjenda e tyre sic duket ka qene e njejte dhe e koordinuar me ate serbo-ruse.

    Përgjigju
  • Eno: 23/11/2020 14:58

    Mos u lodh zotrote nga Kosova te na tregosh per Lulin,e njohim me mire ne qe jetojme me te cdo dite,ja njohim veset e karakterin me mire se ti nga Mitrovica,lereni kete shfaqe bajate e te neveritshme,eshte nje njeri pa vlera dhe ka gisht dhe firmen e tij ne cdo pabesi dhe vjedhje,vrasje,.....

    Përgjigju
  • Politika: 23/11/2020 14:54

    Kjo politike e ulet e denigruese qe po ben Lulzim Basha ja kane cuar kreditet ne ZERO,si njeri i lig,si intelektual i rendomte,vetem te mos ja hame hakun ne nje gje shkelqen si Kryehajdut,Servil,e Genjeshtar ordiner.

    Përgjigju
  • Populli: 23/11/2020 14:50

    Po kush te thirri zotni nga Mitrovica,boll se ne e njohim me mire se ti Lulzim Genjeshtarin e kryemashtruesin,e nuk kemi aspak, po aspak nevoje te na thuash ti per kete kryehajdut e kriminel se kush eshte.

    Përgjigju
    • Lala i Lushnjes: 23/11/2020 17:52

      Nuk e thirri njeri o " Populli,, i dha urdhër UDB-ja e dërgoi Vuçiçi. Shënim: Mos u bëni "merak,, me këta palaço politikan rrufjan që kemi UDB-ja ka rezerva për shumë kohë.

  • Andi: 23/11/2020 14:45

    Ca kontributi ka dhënë për Kosovën? Na i thuaj

    Përgjigju
  • ben: 23/11/2020 14:34

    Kjo fjale qe perdorin,e kemi nip Kosove,jam nip Kosove,se kuptoj pse e perdorin.Mentalitet idiotesh,edhe qe je nip Kosove do te thote qe ti, si person, nuk ke bere asgje te keqe per Kosoven?Po perdoret intiligjence idiote.Cfare lidhje ka kjo,ky discurs.Luli,edhe nuk ka bere gje,por kjo mbrojtje me keto togfjalsha eshte primitive

    Përgjigju
    • Lala i Lushnjes: 23/11/2020 18:11

      Hamzai nip i Skënderbeut nuk ish mo çuna?

    • YYY: 23/11/2020 15:51

      Keta pervecse te pafytyre jane edhe komik. Sa shqiptare qe jetojne dembabadem ne Kosove, jane bashkepuntor te Serbise? Jo me nipi qe nuk e di cfare eshte e ku jeton!

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)