Ish-komandanti i UÇK, Latif Gashi: Basha më arrestoi, ishte me maskë, e njoha! Ishte dhe vajza e Berishës

Ish-komandanti i UÇK, Latif Gashi: Basha më arrestoi, ishte me maskë, e njoha! Ishte dhe vajza e Berishës

Lulzim Basha dhe Latif Gashi

Latif Gashi, ish komandat i UÇK në zonën e Llapit, një nga luftëtarët e UÇK që është arrestuar nga UNMIK dhe është dënuar me akuzat për krime lufte, tregon pas shumë vitesh procesesh gjyqësore, se Lulzim Basha ka marrë pjesë në arrestimin e tij.

INTERVISTA ME ZOTIN LATIF GASHI

Top Channel: Zoti Gashi na tregoni kur jeni arrestuar?

Latif Gashi: Jam arrestuar më 28 janar 2002

Top Channel: Nga kush jeni arrestuar?

Latif Gashi:Jam arrestuar nga forcat e UNMIK-ut, pothuajse të gjitha nacionalitetet, përfshirë edhe ruse.

Top Channel: Cila ishte arsyeja e arrestimit?

Latif Gashi: Arsyeja e arrestimit ka qenë për krime lufte. Ai ka qenë një standard ndërkombëtar, që u ka qit Kosovës bashkëpunimin me drejtësinë ndërkombëtare. Besoj se ka qenë standard jo i drejtë. Jemi arrestuar më 28 janar 2002. Procesi gjyqësor ka zgjat plot 16 vite. Duke filluar nga 2003 që ka qenë një proces gjyqësor, 2005 e 2009, pastaj 2013, 2015 deri në 2016 kam marrë formën e preme. Po ashtu pasoja i kemi vujt deri në fillim të vitit 2018 që do të thotë që plot 16 vjet ka zgjat procesi gjyqësor. Zgjatja e këtij procesi gjyqësor e dëshmon që ka qenë proces politik, i cili u konfirmu pa prova materiale pa dëshmi konkrete. Pas ekzaminin të gjendjes reale pa konstatim të asgjëje. Vetëm i arsyetuar në mision e quajtur UNMIK dhe misionin e quajtur EULEX.

Top Channel: Për çfarë konkretisht akuzoheshit ju zoti Gashi?

Latif Gashi: Lënda ka qenë për krime ndaj popullatës civile shqiptare, e cila faktikisht ka ra gjatë procesit gjyqësor se nuk janë dëshmue ato. Ka mbetur vetëm trajtimi dhe kushtet. Por edhe ato dy pika që jena dënue gjykata e UNMIK në 2005 thotë që duhet të bëhet ekzaminim të kushteve të popullatës civile dhe egzaminin i të trajtuarve të personave që kanë qenë të ndaluar, do te bëhet ekzaminimi se ka qenë pikë e akuzës trajtimi njerëzor mirëpo gjykatat në vazhdim asnjë prej tyre nuk e kanë egzaminue dhe trajtue kërkesën e gjykatës supreme. Kështu që ato të gjitha janë publike, proceset gjyqësore kanë qenë publike dhe çdokush mundet me hy dhe me i pa

Top Channel: Në momentin e arrestimit si ka shkuar procesi keni pasur ndonjë vërejtje?

Lutfi Gashi: Procesi i arrestimit tim ka qenë rasti i parë kur jam arrestu për krime lufte dhe kanë qenë forca të mëdha ja të UNMIK-ut. Ka qenë një spektakël. Ka pas trajtim dhe përdorim të forcës së teprume. Në rast e arrestimit tim kanë pas një trajtim jo njerëzor ata dhe janë dhe gjatë atyre një vit sa ka qenë ka pasur raporte të mira dhe janë janë mjaftu me më thirr.

 

Top Channel: Ju jeni arrestuar në prani të familjarëve?

 

Lutfi Gashi: Po unë Jam arrestu para banesës sime dhe jam sulmu fizikisht sa më vonë tani u organizu një gjyq apo hetim për teprim të forcës fizike të pjestarëve të policisë. Dhe me familjen time ka pas një sjellje jo njerëzore brenda në banesë ka qenë gruaja ime dhe ka pas një sjellje jo të mirë

Top Channel: Nga kush ka pas këtë sjellje?

Lutfi Gashi: Dëgjo e nderuar sjellja jo e mirë është bërë fillimisht publike nga një kolegu imi dhe ju si televizion që jeni të interesu me dit të vërtetën. Sjellja jo e mirë ka ndodh përveç të tjerëve që mendoj se kanë qenë më korret ka ndodh dhe nga një përkthyes i quajtur Lulzim Basha për emrin e të cilit familja ime mer vesh, se në momentin e kontrollit të banesës sime ai ka qenë me maskë. Po si duket e kanë tradhtuar vetullat e sytë e tij karakteristike e flokët e tij dhe zëri i tij, i cili gjatë marrjes së vizitave nga anëtarët e familjes sime ai ka qenë prezent te gjykatësi dhe kur ka shkue familja ime me marrë leje për vizitë ai i ka prit atyo dhe i ka pëkthyer ato dhe familja ime ka identifikue personin e njëjtë që ka qenë në banesë, Edhe në momentin kur u fut ai u ka drejtua gruas sime po flas gjithherë me dëshminë e gruas sime që ma ka thënë atëherë kur ka ardh në vizitën e parë, ju ka drejtue grus sime dhe dhe familjes sime. Ku i ke kalamajtë?. Gruaja i ka thënë, ctë duhen kalamajtë e mij, kësshtu që ai edhe sjellje të tjera jo humane. Jo me lujt rolin e përkthyesit por rolin një polici, sikur përpara që na ka hi policët serb. Fatkeqësisht ka fol gjuhën shqipe.

Plot 20 vite kanë kalue dhe s’kam dash ta bëjë teme. Një kolegë i imi, e ndëgjova, ose më mirë ma thënë ju ma keni kujtue e ka dhanë një intervistë dhe e ka përmend këtë çështje. Unë e konfirmoj që ai ka qenë në banesës time dhe s’e ka pas sjelljen e mire, Po. Por ajo që duhet sqaruar për publikun është se gjatë kontrollit në banesën time, në zyrën time është marrë një ditar lufte. Edhe ai ditar i luftës për mua ka pas një vlerë të madhe historike dhe për popullin tonë. Dhe unë besoj, që duke marrë parasysh pozitën e tij si përkthyes edhe si një njeriu më i besuar në atë kohë për gjykatën e UNMIK-ut me një rrogë marramendës, besoj se ai ditar është përkthyer nga ana e tij dhe ai ditar së paku besoj se i duhet një sqarim publik por më obligohet edhe mue si një edhe si ish luftëtar i lirisë që ta japë një sqarim publik. A e ka pasur në dorën e tij. E ka përkthyer dhe a din për fatin e tina?

Ngase ai ditar kurrë nuk është procedue si provë materiale gjatë procesit gjyqësor, por veç u mor u përkthye dhe nuk i ka konvenue drejtësisë ndërkombëtare edhe e kanë zhduk. Në procesverbal shkruhet të konfiskimit provë materiale se është shkrue që është marrë ditar lufte prova material numër 49.

Ndërkaq. Në të gjitha proceset gjyqësore unë e kërkoj të administrohet si provë materiale se i gjithë aktiviteti im i luftës dhe pothuajse i zonës së Llapit ka qenë i shkrujt çdo ditë. Ai ditar ka qenë i rëndësishëm për historinë dhe pse jo edhe si provë material kryesore që procesi gjyqësor shumë shkurt do përfundonte. Nuk i ka konvenue drejtësisë ndërkombëtare dhe e kanë zhduk.

Top Channel: Çfarë saktësisht zoti Latifi përmbante ai ditar? Çfarë mund të nxjerrë në dritë?

Latif Gashi: Ditari mbante konkretisht çdo aktivitet timin, çdo ramjet, çdo betejë, çdo ramje e dëshmorëve, çdo send që e kam ditë në luftë që është bo e në mbrëmje e kam shkrujt në ditar kur kam përfunduar betejën. Është pjesëmarrja ime, pothuajse në të gjitha betejat në zonën operative të Llapit. edhe për drejtësinë ndërkombëtare i kanë me rëndësi të përdoret ajo. Për shembull unë jam akuzu në një vend të caktu për kinse krime, ditari im e ka përshkru në gjendje reale faktine të ndodhur në kohë edhe ai ditar e a demantue akuzën, plotësisht 100 përqind, akuzën që e kan bo hetues se të cilët dokument apo dëshmi e kanë marrë policët dhe hetuesit e unmikut.

Top Channel: Pse ju zoti Latifi mendoni se ky ditar mund te jete humbur apo te ketë dorë edhe zoti Lulzim Basha në humbjen e tij

Latif Gashi: Dëgjo unë nuk e akuzoj, me kon që e kisha akuzue procesi ka ndodh gati që 20 vite, edhe unë me kon që e kisha dasht më e bo tem Lulzim Bashën e kish abo, që mos ke ken Lulzim Basha përkthyes kish me qenë një Lulzim tjetër, edhe aty nuk ka qen veç Lulzim Basha, ka qenë edhe cika e Sali Berishës, Argita Berisha qysh e ka emrin vajza e tina edhe ajo ka qenë me maskë dhe gjatë marrjes time në biseda besoj se ka qenë edhe ajo në bazë të zënit….Besoj, ose nëse s’ka qenë ajo ka qenë një shoqe e sajna s’ka rëndësi, por mua më intereson, një njeri që pretendon me o bo kryeministër i Shqipërisë që për atë Shqipni, iluzionet për të na kanë mbajt dhe gjithçka ne në Kosovë e kanë ba. Edhe ai njiri a ka pas obligim për me raportue të shteti i vet për shërbimet që ja ka bo UNMIK, përveçse ka qenë njeri i shitun dhe ka punue për pagën e vet, ai është dashur për gjithçka që ka ba ty, është dashur me raportue me shtetin e tij në Shqipëri te organet e Shqipërisë. Unë e di 100 përqind që një pastrues serb nëqoftëse ka punue për UNMIK për EULEX ai ka bashkëpunue me shtetin e vet por nuk e di Lulzim Basha ai i ka raportuar shtetit të tina që unë isha, kështu kështu kështu, kam punue qëtu qëtu edhe së paku sot ballë hapun me dalë dhe me ju përgjigj, me thanë po isha kështu ose jam dëshmitar dhe kam përkthye edhe ai ditar nuk u përdor kurë sepse ka shkue në favor të Latif Gashit dhe pse Unë kam dokument se në 2013 është mbajt me insistimin tim dhe te mbrojtjes sime, është mbajtur një hetim i veçantë ku janë kontrollu gjithë arkivat e UNMIK nga hetues ndërkombëtar të EULEX dhe është kërkue ditari apo prova material numër 49. Edhe në dosjen e lëndës sime është një dokument ku më thuhet më thuhet mue se ditari juaj është zhduk nga hetues të UNMIK edhe kërkush nuk jep llogari për të dhe definitivisht kjo e dëshmon edhe marrjen edhe zhdukjen. Pra Lulzim Basha të vetmin faj ka, apo unë po të isha ken përkthys në vendin e tij gjatë përkthimit, kur e kam pa që aq i rëndësishëm është për historinë. Unë pa e marrë një kopje te tina me e rujt se kisha lënë. Apo dojnë policët e UNMIK me i hup, një kopje të tina se ajo u kan e rëndësishme për gjeneratët që vijnë përveç, unmikut përvec u ka dasht me kriminalizu luftën ka dasht edhe me zhduk historinë e luftës sonë clirimtare. Na ka organizue na ka quejt ndërmarrje e përbashkët kriminale edhe ma herët. Të lutem, ndërmarrje të përbashkët kriminale nuk mundet me qujt nji ushtri çlirimtare të Kosovës, i njëri term ka qenë qysh është tash në gjykatën speciale, edhe për neve. Nuk mundesh me i quajt nji popull, apo ta marrë përshembull familjen time.

Unë që në moshën 15 vjeçare isha i organizum në organizatën ilegale të kohës, çlirimtare, të udhëhequr nga Adem Demaçi, të cilin e kisha ideal për tu frymëzuar me ideologji çlirimtare. Po ashtu duke pasur parasysh e duke pasur njohuri për familje time. Katragjyshi im është vra me pushkë në dorë duke luftuar kundër okupatorit serb. Gjyshi im është vrarë duke luftuar kundër okupatorit serb me pushkë në dorë për çlirim edhe babai im është detyruar të largohet nga Kosova dhe emigron në Gjermani për punë etj etj. Domethënë histori pothuajse të gjitha familjet në Kosovë e kanë. Duke pasur krejt këto se okupatori serb ka qenë në Kosovë edhe çdo familje ka pasur historinë e vet pra organizimi i Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë ka ndodh, ka qenë një obligim, ka qenë i detyrueshëm dhe nuk ka qenë një organizim kriminal për qëllime kriminale dhe definitivisht të gjitha ato teza kur s’kanë me mujt me i nxit luftës sonë as popullin tonë. Janë përpjekje të dështuara. Jena marrë me procesin gjyqësor plot 16 vite dhe kur kam vendos të futem në zgjedhje jam dalë autoriteti apo kandidati më i votuar në rajonin tim nga i cili vij. Pra nuk ia kanë arritur qëllimit ta kriminalizojnë luftën e liderët e saj ti kriminalizojnë apo ti demitizojnë, nuk do të munden ta bëjnë këtë.

Top Channel: Zoti Latifi duke u bazuar në deklaratën tuaj që ju ka humbur ditari dhe po ashtu duke u bazuar në deklaratën e Milaim Bellanicës një banori të Krushës së Madhe që e ka xhiruar masakrën në Krushën e madhe dhe po ashtu dosja e tij ka humbur, kaseta e tij ka humbur. Dhe po ashtu ai pretendon se në këtë proces ka qenë edhe Lulzim Basha. A njihni ndonjë person tjetër që ka ndonjë fakt që I është marrë nga UNMIK.

Latif Gashi: Dëgjo zonjë e nderuar, unë nuk jam këtu avokat i askujt edhe as nuk gjykoj askënd. E gjithashë pak qenë në shërbim të drejtësisë ndërkombëtare 16 vite edhe dy vite të tjera me procese të tjera. Kështu që definitivisht ishëm në shërbim të drejtësisë ndërkombëtare për të plotësuar standart që padrejtësisht ju qet Kosovës, bashkëpunimi me drejtësinë ndërkombëtare. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, ne nuk e qitëm Kosovën në një bankë më thanë, nuk bashkëpunon me drejtësinë ndërkombëtare. Prandaj ndodhën edhe procese të tjera, procesi i pamvarësisë në 2008 edhe të gjitha proceseve të tjera si rezultat i plotësimit të standardeve ndërkombëtare për Kosovën. Pra me një fjalë, çmim, pa paguam çmim për lirinë, paguem çmim për pavarësinë, paguam çmim për shtetndërtimin. Edhe kjo që po ndodh sot me drejtësinë ndërkombëtare në gjykatën speciale është çmimi i padrejtë, i tepërt për të gjitha këto që në sot i kemi. Që Kosova i ka. Pra plot padrejtësi, të gjitha këto janë padrejtësi se po gjykohet lufta e drejtë çlirimtare. U gjykue gjitha këto procese ca përmendet atje, të gjitha pothuajse 90 përqind të tyne janë të gjykuara në Kosovë janë Copy Paste edhe po procedohen në gjykatën e Hagës kundër ish udhëheqësve të ushtrisë çlirimtare. Pra nuk janë të drejta, janë të padrejta, nëqoftëse gjykatat e UNMIK dhe të EULEX edhe gjykata speciale ka të drejtë apo ka bazë të drejtë, atëherë duhet të gjitha këto konventa ndërkombëtare të luftës duke fillue nga viti 1949 e tutje të ndryshohen edhe të shkruhet se ndalohen luftërat çlirimtare. Lejohen vetëm luftat okupuese ngase vetëm luftëtarët po gjykohen edhe okupatorët nuk po gjykohen. Pra kjo është padrejtësi edhe ndërkombëtare edhe gjithçka, kështu që unë nuk jom këtu edhe nuk kam qenë i gatshëm dhe as do të jem i gatshëm kurrë me i ba akuzë dikuj. Ka pas edhe Lulzim të tjera, Lulzim Basha të tjerë që i kanë bo shërbim atij procesi. Kurrë asnjërin nga ta se kom përmend, se luftën e kena bo për të gjithë njerëzit, për të gjitha krijesat e gjalla që i ka fal zoti pamvarësisht a e meritojnë a se meritojnë. Edhe nuk ja heq asnjë pikë edhe asnjë presje shërbimeve që i kom bo për vendin

Top Channel: Zoti Latifi kur jeni marrë në pyetje e dini kush ka qenë përkthyes?

Latif Gashi: Dëgjo e nderuar gazetare. Të kërkoj falje ty që jo jeni, ndoshta nuk I takoni kohës, por ky interesim kur unë kam në procese gjyqësore nuk ka qenë as të mediave të Shqipërisë dhe as të mediave të Kosovës, përkundrazi janë mundue të jenë në anën e këtyne që i kan bo këto padrejtësi. Kështu që unë edhe në fillim e thashë, si përkthyes, gjithë përkthyes ca kanë qenë ka qenë të Shqipërisë, që janë ardhur nga Shqipëria. Së paku ata me të cilën unë më ka rastis të jem në marrjen në pyetje nga hetuesit ndërkombëtar edhe përkthyesi që ka përkthye ka qenë e Shqipërisë ngaqë theksi ka qenë i veçantë, i Shqipërisë edhe tash. Përkthyesja ka qenë me maskë, unë nuk muj me thanë që ka qenë qat ditë Argita, por e di 100 përqind që edhe ajo ka qenë njëna e përkthyesve të UNMIK e cila ka qenë po ashtu në marrëdhënie punë me UNMIK sikurse edhe Lulzim Basha. Mirëpo ajo ka qenë me maskë edhe mue nuk më ka rastis me i takue ma vonë gjatë proceseve gjyqësore se kam qenë në arrest. Tjetër është identifikimi i Lulzim Basha, që e ka identifikue familja eme dhe bashkëshottja eme gjatë marrjes së lejeve për vizita. Domethënë e kanë identifikue që është që ky person dhe bindja e plotë 100 përqind ka qenë kur ai o dalë si politikan në Shqipëri edhe ka marrë mandate të ministrit të infrastrukturës edhe thjeshtë ai për me pas një shpirt të qetë edhe me qenë mirë me familjen time, se mu smë oblikohet kurrgjo, hic, por me familjen time ai duhet me i bo një deklarim publik. Çfarëdo që thotë për mue ka vlerë. Çfarëdo që thotë. Pse. Në ato momente kur gruaja ime e shef bashkëshortin me kokën plot gjak, nëse ka pas sulm fizik me tyta armësh në kokën time edhe duke më arrestue, etj, edhe ajo fare nuk e dinte ne ato momente cila forcë është, a hini Serbia, ca u ba a. Edhe tash ai huni në banesën time dhe në vend që mi përdor një fjalor tjetër ai përdori fjalorin më të keq. Edhe kjo është ajo që unë mendoj që ai duhet me u sqaru publikisht/ Top Chanel

er.k./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • simpatizatet e monarkise vore: 23/11/2020 10:15

    Tiranë më 23 Tetor2020 Kush është Sali Berisha i vërtëtë?...... Kjo vidio që do të shikoni është një provë që tregon se kush është rregjimi kriminal i organizuar nga Sali Berisha dhe Partia fallso e djathtë Demokratike e familjes tij. Gangësterët e Rregjimit kriminal të Berishizmit kanë fuqi vepruese, deri kur ata të balafaqohen me Organin e Drejtësisë të ''Byrosë Kombëtare të Hetimit'' (BKH) dhe me ''SPAK-un'' i cili ka mbështetjen e SHBA dhe të BE. (''Organizata Kriminale e Korrupsionit e organizuar nga Sali Berisha, është organizuar me monedhat e dhuruara nga Sllobodan Milloshviçi i UDB-së së Jugosllavisë). Organizata e Krimit dhe Korrupsionit e themeluar dhe e drejtuar nga koka e krimit Sali Berisha, ka një veprimtari me themele të thella dhe të ërrëta që nga viti 1944-2020. Kjo Organizatë Kriminale e Berishizmit është pro diktaturës të PK Kineze. Qëllimi i Organizatës Kriminale të Berishizmit është destabilizimi i situatës në Shqipëri për të shpëtuar kokën e Kryekriminelit Sali Berisha nga SPAK-u dhe rikthimin e tyre në qeverisjën e Shqipërisë. Objektivi final i Organizatës Kriminale të Berishizmit është për të shkatrruar mardhënjët e Shqipërisë me SHBA. Shteti Demokratik i SHBA janë shpresa e vetme për të shkatrruar Organizatën Kriminale të Berishizmit, kjo do të finalizojë vëndosjen e Shtetit Demokratik në Shqipëri. Ish Presidenti dhe ish Kryeministri Sali Berisha është kyetari organizues i krimit dhe korrupsionit në Shqipëri nga viti 1991-2020. Vëndosja e shteti ligjor demokratik në Shqipëri do të zbardhë dhe do të zbulojë nga viti 1991-2020, gjurmët dhe faktet tranditëse të krimeve të rënda të kryera nga ”Organizata kriminale Berisha”. Respekt për gjithë personat e rrezistencës që luftuan kundër diktaturës komunist Enver-Ramiz-Sali nga viti 1944-2020! Ky është Sali Berisha i vërtetë, i cili ka mbuluar dhe fshehur këto gjurmë vrasjesh e krime të rënda të bërë prej tij dhe vrasjet dhe krimet çnjërzore të bëra nga diktatorët e mëparshëm Hoxha-Alia. PD e familjes Berisha ka falimentuar sepse në themelet e saja ka krime të rënda dhe gjakë të pastër shqiptarësh, të vrarët në pabesi pas shpine, ata ishin atdhetar dhe demokrat të vërtetë. Me opozitën e sotme 30 vjecare të të djathtës fallso apo me PD komuniste-fashiste të z. Lulzim Basha. Kjo levizje politike që nga themelimi është e deshtuar sepse ajo është themeluar dhe e drejtuar nga spiuni i UDB i ish Jugosllavisë Sali Ram Berisha me psedonimin ”Bisturia”. PS do të qëndroje në pushtet sa herë qe ajo ka deshire sepse i mungon rezistenca kundërshtare e partisë rivale demokratike e vërtetë. Të nderuar demokrat të djathtës së vërtetë! Në Shqipëri ”Shteti Deokratik Ligjor” nuk është shkatrruar nga PS sepse ata nuk e kan braktisur e tradhëtuar kurrë elektoratin dhe mbështetësit e të majtës tyre socialiste, ata kan qëndruar në parlament. Drejtuesit e PS nuk janë larguar nga mbështetësit e të majtës socialiste në zgjedhjet e pushtetin vëndor për Bashki. ”Shteti Deokratik Ligjor” është shkatrruar nga PD fallso sepse ajo është një ”Organizatë Korruptive Kriminale”. Ajo sikur bëri në vitin 1997 ka kërkuar herë pas herë destabilizimin e situatës ekonomike dhe politike në vendin tonë. PD e familjes Berisha për 30 vite ka korruptuar e shkatrruar policinë e shtetit, prokurorinë dhe gjykatat (Lexoni vendimet e VETINGUT -ut dhe të SPAK-ut). PD kohën e fundit ka djegur mandatet parlamentare të tyre dhe janë larguar nga votimet e Bashkive sepse e kishin nuhatur shumë mirë humbjen e thellë të tyre në pushtetin vëndor. PD kishte si qëllim për të zvarritur reformën demokratike në Organet e Drejtësë dhe për të mashtruar dhe për prerë në besë demokratët e vërtetë të PD. PD e familjes Berisha nuk i kish ngelur rrugë tjetër demokratike për të vepruar sepse ajo ishte shëndrruar totalisht në një ”Organizatë Korruptive Kriminale”. ”Organizata korruptive kriminale e Berishizmit” ose PD me aleatët fallso demokratike kërkon të vijë në pushtet jo me vota demokratike. PD e Berishizmit kërkon si përherë për të marrur pushtetin me vota të përcaktuara në tovalinë, sipas porosisë të ish Presidentit Ramiz Alia që kishin bërë me kryetarin e PD z. Sali Berisha. Ata të dy në vitin 1990 kishin bërë në marveshtjën e fshehtë për të qëndruar në pushtet vetëm dy parti (8 vite, me 8 vite). Kjo llojë marveshtje kriminale në politikën shqiptare për zgjedhjet e vitit 2021 ka dështuar. Kjo marveshtje e fshehët e vitit 1990 ishte antikombëtare, ishte shumë kriminale e djllëzore dhe kish si objektiv final:- Për të degjeneruar para opinionit të shëndosh publik PD dhe gjithë Sistemin Demokratik në Shqipëri sepse ky sistem ishte i modelit demokratik-amerikno-perendimor. Nga dora e zezë e tradhetarit Sali Berisha ky objektiv deri tani në vitin 2020 është ralizuar në masën 100 % dhe më shumë. Në Shqipëri ”Organizata korruptive kriminale e Berishizmit” nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë organizimin e krahut politik i të djathtës së vërtetë. Rroftë Demokracia Përendimore e Modelit Amerikan! Tiranë më 23 Tetor2020.

    Përgjigju
  • nuri: 21/11/2020 21:20

    Super mashtruesi Lulzim Basha ka kryer tradhëti Kombëtare dhe Aktet kriminale të rënda kundër dëshmitarve dhe ushtarve të luftës së UÇK-së në Kosovë. Prandaj ai kërkon të largoj vëmendjen publike nga Akti kriminal i tij i rendë që ka kryer ai vetë.

    Përgjigju
  • natasha: 17/11/2020 08:50

    Plera. Spiun i qelbur, ishalla je shume shpejt i kalbur ne burg bashke me Saliun. Qener te Serbit. Te degjeneruar, duhet te ju 'ropin' juve ne vend te atyre te shkreteve qe dhane jeten per Kosoven. Kelysh serbi,

    Përgjigju
  • Kola: 17/11/2020 05:45

    Me duket edhe mua me ka vjedhur gomarin ne 98-en. Po po, ky Luli ishte. I lutem Top-Kanalit te vije e ja jap me vule kush ma mori gomarin.

    Përgjigju
  • Llapi: 16/11/2020 21:33

    O Bashe tan Kosava me ta ba loken e pak e ke

    Përgjigju
  • s.s: 16/11/2020 20:23

    hahaaa,Ky Lul Basha qenka RAMBO....haaahaa,!Po mire keta te rrjedhur i thone keto per nje tekje Raki,po ju lengaraq gazetar si i publikoni?????EDHE ZERI I POPULLIT sbesoj se do i publikonte !!!!!Hahaahaa; AlbaColumbiStan esapi....

    Përgjigju
    • A. N.: 16/11/2020 23:23

      Basha si Rambo e Argita si Bond Girl dhe Saliu si Tarzani do e kene arrestuar kete.

  • Akrepi: 16/11/2020 18:23

    Ne shqiptaret , kujtonim se ishim te vetemit per shpifie e allishverishe perbaltie midis nesh , por nukse dinim se ka profesionist ekstra e te pa skrupulle , tek , si vellezerit tane ne Kosove . Po prandaj dhe ne periudhen moniste , Partia e punes jua kishte vene kufirin te Thana kosovareve , sepse ka me shumuce primitiv te pa gdhendur . Po mir Basha ka punuar ne UNMIK , por arrestime dhe bastisie i ben vetem policia dhe askush tjeter . Si duket UNMIK kishte vesh polic Bashen , Argiten , Saliun e gjithe politikanet dhe qeveritaret shqiptar . Turp te keni , monstruozitete te tilla , nukse i shkojne ne mendje as Serbeve , apo armiqeve me te betuar te shqiptareve !!!...Megjithate , ka nje thenie te filozofise anonime :S'ka pyll , pa derra ... Ju nukse mund ti prishni imazhin Kosovareve .

    Përgjigju
    • wqert: 16/11/2020 19:52

      Nje pyetje me lind spontanisht: Pse kosova ishte krahina me e varfer e ish Jugosllavise? Pse vashdon edhe sot te jete vendi me i varfer i europes?

  • vjosa: 16/11/2020 17:30

    KY BASHA VRAU SHQIPTARET E VET NE MES TE TIRANES KUR ISHTE MINISTER I BRENDSHEM ne 2011,,,juve ne kosove ju ka buke e djathe...ju vret diten dhe ju qan naten....

    Përgjigju
  • Shkodran: 16/11/2020 17:27

    Ju kosovaret Mostar si puma jote po i merrni ne qafe komandantet e luftes me shpifje e rrena, e nuk e keni hiç problem me mashtru per shqiptaret e Shqipnise,kush asht ai budall qe e beson se Basha ti ka vu prangat ty,veçse mendja e hotel djallzore e beson,me Kosove ty e shok even te tuj ju therrasin shpijun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë