ITALI- Anëtarë të sindikatave të punëtorëve në Itali protestuan sot kundër qeverisë së kryeministrit Matteo Renzi në lidhje me planin e reformave për jetën e punës dhe ligjin e ri të buxhetit. Punëtorët e ardhur nga të katër anët e vendit pas thirrjes së Konfederatës së Përgjithshme të nga sheshi “Partigiani” i Romës, duke marshuar nëpër bulevardet kryesore përfunduan në sheshin “San Gionvanni”.
Organizatorët e protestës pohuan se numri i pjesëmarrësve ka qenë 1 milionë persona. Sekretarja e përgjithshme e CGIL Susanna Camusso theksoi se ata janë të gatshëm të përdorin të gjitha rrugët e nevojshme duke përfshirë edhe grevën e përgjithshme.
Punëtorët duke hedhur slogane dhe duke mbajtur në duar pankarta kanë reaguar ndaj kryeministrit Renzi se po ndjek të njëjtën reformë me atë të cilën deshi të bënte Silvio Berlusconi në vitin 2002.
Shkalla e përgjithshme e punësimit në Itali është një nga më të ulëtat në eurozonë, me 55.7% .
Protestat janë ushqyer edhe nga pakënaqësia e gjerë mbi politikat shtrënguese, duke përfshirë shkurtimet e rënda të shpenzimeve publike, të miratuara nga qeveria për të përmbushur rregullat buxhetore të Bashkimit Europian.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com