TIRANE- Çështja e komunitet rom vijon të mbetet shqetësuese. Një ditë pasi familjet rome kanë vendosur çadrat e tyre para Bashkisë së Tiranës, ka reaguar sërisht Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Në një dalje për mediat, shefi i kabinetit në këtë dikaster, Klevis Bitro, tha se “komuniteti rom po përdoret për qëllime politike”.
Gjatë konferencës për shtyp, Bitro apeloi ndaj institucioneve publike dhe ndaj mediave, “që të mos përdorin romët për çështje politike”.
Paraditen e sotme, Avokati i Popullit organizoi një tryezë të rrumbullakët me diplomatë të huaj të akredituar në Tiranë, ku u diskutua zgjidhja emergjente e situatës së komunitetit rom në kryeqytet.
Ndërkombëtarët i kërkojnë qeverisë gjetjen e një zgjidhje emergjente dhe të përhershme për këtë komunitet, kriteri i 11-të për marrjen e statusit të BE-së në vjeshtë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com