Serie A ka mbyllur raundin e dhjetë me tre ndeshjet e fundit të zhvilluara të enjten. Tri pikë për Fiorentinën, Romën dhe Lazion.
Në ‘Olimpico’, Roma fitoi 1-0 kundër Torinos. Një gol i Dybalas në minutën e 19-të vendosi sfidën, duke qetësuar klimën në ekip. Pas humbjes 5-1 pak ditë më parë në Firenze, Roma duket se ka bërë autokritikë. Me 13 pikë Roma ngjitet në vendin e dhjetë, ndrësa Torino me 14 pikë mban pozitën e nëntë.
Në ‘Giuseppe Sinigaglia’, Como u mposht 1-5 nga Lazio. Kryeqytetasit shënuan dy herë që në pjesën e parë me Castellanos dhe Pedro. Më pas Patric, sërish Castellanos dhe Tchaouna gjetën golat e tjerë. Për Comon përkohësisht shkurtoi shifrat Mazzitelli. Lazio me 19 pikë kalon Juventusin dhe merr vendin e pestë. Como me nëntë pikë ndodhet në pozitën e 15-të.
VIDEO/ Lazio ‘tërbon’ Fabregasin, mposht Comon me pesë gola
Në ‘Giuseppe Sinigaglia’, Como u mposht 1-5 nga Lazio. Kryeqytetasit shënuan dy herë që në pjesën e parë me Castellanos dhe Pedro. Më pas Patric, sërish Castellanos dhe Tchaouna gjetën golat e tjerë. Për Comon përkohësisht shkurtoi shifrat Mazzitelli. Lazio me 19 pikë kalon Juventusin dhe merr vendin e pestë. Como me nëntë pikë ndodhet në pozitën e 15-të.
VIDEO/ Dybala rikthen Romën te fitorja, në ‘Olimpico’ mjafton një gol