Roma avancon në Kupë, sfidon Juventusin në çerekfinale, ja të gjithë përballjet (VIDEO)

Do të jetë Roma rivalja e Juventusit në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Verdhekuqtë kanë fituar me meritë 2-0 ndaj Parmës në stadiumin Tardini falë dygolëshit të shënuar nga Lorenzo Pellegrini. Roma bëhët kështu skuadra e fundit që siguron fazën çerekfinale.

Mesfushori Pellegrini të dy golat i shënoi në pjesën e dytë fillimisht me një të djathtë të bukur dhe llogaritë i mbylli në minutën e 76-të me penallti. Roma tashmë do të sfidojë Juventusin në 22 janar në fazën çerekfinale. 

Janë përcaktuar të gjithë çiftet çerekfinaliste të Kupës së Italisë ku fituesja e duelit Napoli-Lazio do të përballet me fituesen e Inter-Fiorentina ndërsa fituesi i përballjes  Milan-Torino do ndeshet me atë që do të triumfojë në betejën Roma-Juventus. /Përgatiti Andi Kapxhiu

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet