Roma është kualifikuar sot në mbrëmje për në gjysmëfinalet e Champions League duke mundur Barcelonën e yjeve të Messit me shokë 3-0 dhe duke dhënë një leksion futbolli.
Verdhekuqtë shkruajnë historinë në Olimpico. Mposhtin 3-0 Barcelonen e Messit dhe kthejnë rezultatin 4-1 të ndeshjes së parë.
Shënuan Dzeko, De Rossi me një penallti të fituar nga vetë boshnjaku, por megjithatë dy golat nuk mjaftonin.
Që nga minuta e 58' e më tej stadiumi Olimpico i shtyu lojtarët si kurrë më parë. Dhe në minutën e 82-të mbërriti brohoritja e madhe.
Goditje këndi e Under për Manolas, që shmangu mbulimin e Semedo dhe e dërgoi topin në rrjetë me një goditje të përkyer me kokë.
Në çerekfinalen tjetër Liverpul-City, të kuqte fituan 2-1 duke u kualifikuar për në gjysmëfinalen e radhës.
Takimi i parë kishte dalë 3-0 për djemtë e Klop.
Golit të Gabriel Jesus për City-n në pjesnë e parë, iu përgjigjën Mohamed Salah dhe Roberto Firmoni në të dytën, duke vulosur në 1-2 fitoren e të kuqve.