Supersfida Roma-Inter është mbyllur pa fitues. Ndeshja e mbrëmjes së djeshme përfundoi në barazim 2-2. Balde dhe Icardi kaluan Interin dy herë në avantazh, por nuk arritën që ta administronin, pasi Roma barazoi me Cengiz Under dhe Kolarov.
Me këtë rezultat zikaltërit ngjiten në vendin e dytë, por me 11 pikë nga Juventusi që kryeson, ndërsa Roma 20 pikë larg nga vendi i parë. Në Spanjë Barcelona fitoi me lehtësi me Villarreal 2-0 duke kryesuar kampionatin, pasi Sevilla u ndal nga Deportivo Alaves 1-1.
Kampionati në Spanjë është i hapur, pasi Barcelona kryeson me 28 pikë, e ndjekur nga Sevilla me 27, Atletico Madrid 25, Alaves 24 dhe Real Madrid në vendin e pestë me 23 pikë.