Roma ka eliminuar Juventusin nga çerekfinalja e Kupës së Italisë duke e mundur me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Gervinjo në minutën e 79.

Ndeshja dhuroi shumë emocione nga të dy ekipet, por në fund fati i buzëqeshi Romës që hakmerret ndaj Juventusit që e nxori nga lufta për titullin kampion.

Edhe në Spanjë Reali ka fituar përballë Espanjolit me rezultatin 0-1. Për Realin ka vendosur Benzema me një gol me kokë duke mos i dhënë shanse Espanjolit që të shpresojë për më tej.

Reali në vazhdim krijoi shumë raste me Ronaldon dhe Balen, por sulmuesit nuk ishin të saktë para portës duke humbur shumë raste të arta.

Vlen të theksohet edhe paraqitja e Casillas, i cili realizoi disa pritje spektakolare duke vendosur edhe njëherë tjetër në dilemë Ancelotin se cili është më i miri mes tij dhe Lopez.



d.b/shqiptarja.com