Roma frenon Interin, Juventusi ndaj Lazios për parakalim, Atletico harron të fitojë

Roma frenon Interin në “San Siro”. Zikaltërit nuk shkojnë më shumë se një barazim pa gola ndaj verdhekuqve dhe shkojnë +2 nga Juventusi por bardhezinjtë sonte nëse mposhtin Lazion riktehen në kryesim.

Roma bën një ndeshje të mirë sidomos në pjesën e parë por nuk krijon rrezik serioz. Ishte Interi që kishte rastet më të pastra me Lukakun, Vecinon dhe Brozovic por portieri  i kryeqytetasve Mirante bëri mrekullinë. “Nuk rrezikuam asgjë por na mungoi vetëm goli” deklaroi Conte pas ndeshjes hapëse të javës së 15-të që prodhoi spektakël por jo gola.

Në La Liga , Atletico Madrid harron të fitojë. Djemtë e Simeones barazuan pa gola ndaj Villarreal në transfertë duke koleksionuar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore dhe zbresin në vendin e 6-të në renditje. Joao Felix kishte rastet më të pastra por shtylla i tha jo portugezit. Sonte Barca kryesuese pret Mallorca-n në “Camp Nou”./ Përgatiti Andi Kapxhiu

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë