Roma nuk lejon që t’i ikë nga duart mundësia e artë për t’u afruar me Juventusin pas barazimit të këtyre të fundit me Lacion.
Ekipi i Garcias ka arritur që të marrë tre pikë të çmuara përballë ekipit të Veronës me rezultatin 1-3 duke ngushtuar diferecën me kryesuesit në vetëm 6 pikë.
Roma nuk njeh rezultat negativ këtë edicion, përveç humbjes me ‘Zonjën e Vjetër’. Ndërsa Milan i ka lënë të gjithë me zemër në dorë deri në fund, pasi arriti të marrë një fitore in-extremis me rezultatin 1-2.
Pas golit të Sau në minutën e 28 për Kaljarin, Milan reagon vetëm në minutat e fundit duke shënuar dy herë me Balotelin në të 87’ dhe Pazzinin në të 89’.
Interi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola me Catania-n që ka nervozuar akoma më shumë tifozerinë zikaltër që presidenca nuk po reagon në merkato për të afruar futbollistë cilësorë.
Në ndeshjet e tjera, Parma 1 - 0 Udinese, Sampdoria 1 - 1 Bologna, Livorno 3 - 1 Sassuolo, Torino 1 - 0 Atalanta.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com