Italia, që Komisioni Evropian i kritikoi projektbuxhetin e vitit 2015, propozoi sot masa shtesë për të rregulluar deficitin strukturor në masën 0,3 për qind të PBB-së, njoftoi ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave.
Ministri Pier Carlo Padoan i dërgoi sot një letër zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, Jyrki Katainen, për të detajuar përgjigjen e qeverisë italiane ndaj kërkesave për sqarim të Brukselit.
Italia kishte paraqitur më 15 tetor një projektbuxhet për vitin 2015 që parashikon një deficit prej 2,9 për qind të PBB-së pas atij prej tre për qind për vitin 2014 si dhe një raport nga viti 2015 deri në vitin 2017 që parashikon deficitin strukturor në ekuilibër.
Komisioni e kishte cilësuar këtë raport me deviacione të rëndësishme në raport me angazhimet fillestare. Franca, që nga ana e saj parashikon një deficit prej 4,3 për qind të PBB-së në vitin 2015, ndodhet gjithashtu nën presion të fortë evropian.
ATSH
/Shqiptarja.com