Italia kërkoi zhvillimin e një mbledhje të krerëve evropianë të diplomacisë dhe është për një mbështetje ushtarake të qeverisë kurde, deklaroi sot ministrja e Punëve të Jashtme.
"Ne po shqyrtojmë me partënerët tanë kryesorë evropianë mënyrat më efikase për të ndërprerë avancimin e xhihadistëve të Shtetit Islamik (SHI)", deklaroi ministrja Federica Mogherini për radion publike itlaiane.
"Nuk bëhet fjalë për një ndërhyrje ushtarake por për një mbsëhtetje, duke përfshir këtu edhe mjetet ushtarake, për qeverinë kurde", vazhdoi ajo.
Ministrja njoftoi se "i ka shkruar dje përfaqësueses së lartë të BE-së për Punët e Jashtme, Catherine Ashton, për t'i kërkuar formalisht mbledhjen e një këshilli të Çështjeve Evropiane".
"Kjo mbledhje duhet të merret me Irakun, Gazën dhe Libinë, tre kriza që prekin drejtpërdrejtë Evropën", vlerësoi Mogherini, që është gjithashtu kandidate e qeverisë italiane për postin e Ashtonit.
Zëvendësministri italian i Punëve të Jashtme, Lapo Pistelli, veçon tre lloj ndërhyrjesh në Irak, "një ndërhyrje diplomatike për të shtyrë qeverinë të krijojë një qeveri bashkuese mes shiitëve, sunitëve dhe kurdëve, ndërhyrje me ndihma humanitare për të mbështetur refugjatët që po arratisen, dhe si përfundim furnizimi me armatime të rënda të luftëtarëve kurd për t'u përballur me xhihadistët"./ATSH/
/Shqiptarja.com