Roma i ka dhënë një leksion të vërtetë ekipit të Milanit duke e mundur me rezultatin e thellë 4-2 në "Olimpico".
Kuqezinjtë e mbyllim kështu këtë vit kalendarik me një rezultat shumë negativ duke shuar shpresat se mund të ngjiteshin nga mesi i tabelës në vendet e para të renditjes.
Roma ishte e papërmbajtshme përballë ekipit të Allegrit që duhet të mendojnë seriozisht për merkaton pasi ishte një sinjal i qartë se në ekip duhet të ndërhyhet.
Ndeshja nisi e mirë nga të dyja ekipet, El Shaarawy ishte ai që dha sinjalin e parë në portën e Goicoicheas në sekondat e para, por Burdisso hapi serinë e golave me një goditje me kokë.
Roma nuk u ndal këtu sepse Osvaldo dyfishoi shifrat pak minuta më pas.
Roma nuk mjaftohet me dy golat e Burdisos dhe Osvaldos, por shënon edhe një dopietë me Lamelian sigluar “pokerin” e skuadrës së Zemanit.
Milani u ringjall në fund pas daljes me karton të kuq të Marquinhos.
Pazzini shkurtoi në 4-1 nga pika e bardhë e 11-metërshit, ndërsa Krkic mbylli serinë e golave.
Me këtë fitore, Roma qëndron në vendin e 6 me 32 pikë, e ndjekur nga Milani me 27.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com