Roma ka arritur që të eliminojë nga Kupa e Italisë ekipin e Sampdoria-s me rezultatin minimal 1-0 duke siguruar çerekfinalen.

Por, më shumë se fakti që Roma ka kaluar në çerekfinale, vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr fakti që verdhekuqtë do të gjejnë përsëri në Kupë ‘Zonjën e Vjetër’.

Pas përballjes mjaft të fortë në kampionati, tashmë do të shohim edhe një tjetër sfidë të madhe në Kupën e Italisë mes dy ekipeve më të mira të momentit.

Për t’u kthyer te ndeshja me Sampdorian, Roma e startoi takimin me Nainggolan, e cila është blerja e re e romanëve.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Torosidis në minutën e 6, në vazhdim ekipi i Romës e kërkoi me ngulm dyfishimin e rezultatit, por nuk arriti të finalizonte

saktë para portës kundërshtare. Megjithatë një gol ka mjaftuar për ta kaluar në raundin tjetër.

d.b/shqiptarja.com