Roma dhe ‘Champions League’ kanë marrë drejtime të kundërta pasi ekipi verdhekuq ka hedhur një hap tepër të gabuar në javën e 37 të “Seria A”. Në ‘Mapei Stadium’ sfida me Sasuolo-s ka përfunduar me rezultatin 0-0, duke bërë që skuadrat në fund të merrnin nga një pikë. Një rezultat që nuk I shkon aspak për shtat Romës, që aktualisht e sheh veten -2 pikë nga vendi i katërt në një kohë kur një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Në përfundim të takimit trajneri Klaudio Ranieri është shprehur: “Nuk mund ta fajësoj veten për asgjë. U përpoqëm deri në vërshëllimin e trefishë, patëm katër ose pestë raste të pastra shënimi, por në fund nuk arritëm të realizonin. Na mungoi edhe pak fat.”
Komente

