Roma mposht Chievon në transfertë pastër 3-0 dhe ngjitet përkohësisht në vendin e katërt në zonën Champions. Në ndeshjen e javës së 23-të të Serisë A verdhekuqtë nuk patën as problemin më të vogël ndaj vendasve në stadiumin Bentegodi. El Shaaraëy kaloi skuadrën e Di Francesco në avantazh që në minutën e 9-të me një gol të bukur ndërsa më pas vendimtar u treguar sulmuesi boshnjak Edin Dzeko.
Në minutën e 18-të Dzeko mposhti Sorrentinon me një të majtë për të dërguar shifrat në 0-2 dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Ndërsa në fillimin e fraksionit të dytë boshnjaku dërgoi tek goli serbin Kolarov që mbylli llogaritë Chievo 0 e Roma 3.
Chievo mbetet e fundit në Serinë A dhe këtë sezon duket e destinuar për të zbritur një kategori më poshtë . Ndërkaq për Interin sot ndaj Parmës është mbrëmja e së vërtetës. Luciano Spalleti nuk duhet të gabojë.
Komento