Roma sensacionale, City pëson në
fund nga Bayern, Barcelona pa shije

Roma sensacionale, City pëson në<br />fund nga Bayern, Barcelona pa shije
Super sfida e natës së dytë të Champions League mes Bayern Mynih dhe Manchester City-t ka shkuar për gjermanët, të cilët i janë falur golit të Boateng në minutë e 90. Mbrojtësi përfitoi nga një rrëmujë në mbrojtjen e anglezëve duke e shfrytëzuar në maksimum me një predhë duke mposhtur portierin Hart për të ngritur stadiumin në peshë. Miqtë bazuan lojën e tyre te kundërsulmet duke krijuar disa raste, ndër të cilët më të mirin me Dzeko, por gjuajtja e boshnjakut përfundoi ngjitur me shtyllën e djathtë pingule të Nojer.

Në ndeshjen tjetër të grupit Roma shpartalloi CSKA 5-1, Gervinho dy herë, Iturbe,Maicon dhe një autogol i miqve plotësuan goleadën e romanëve. Barcelona me shumë vështirësi siguroi tre pikët e para përballë Apoel Nikosas, pasi iu fal golit të Pique, pavarësisht rasteve të shumta. PSG u ndal në Amsterdam përballë Ajax në barazim 1-1. Golin e Cavanit e barazoi Schoene në të 74’.

Surpriza e edicionit, Bilbao u ndal në shtëpi nga Shaktari në një barazim të bardhë, teksa sfida tjetër e grupit shkoi për Porton që fundosi Bate Borisov, jo pak, por 6-0. Çelsi bëri një hap fals në “Stamford Bridge” përballë Schalkes duke e mbyllur në barazim 1-1. Huntelar barazoi golin e Fabregas duke ua bërë më të vështirë sesa e kishin parashikuar të besuarve të Murinjos. Edhe sfida tjetër e grupit përfundoi 0-0 mes Mariborit dhe Sportingut.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku