Romancë mes çiftit të famshëm?
Aktorja bën deklaratën e papritur

Romancë mes çiftit të famshëm?<br />Aktorja bën deklaratën e papritur<br>
Lajmi se aktorja e njohur Cansu Dere dhe Engin Akyürek janë në një lidhje dashurie ka disa javë që po qarkullon në mediat turke, edhe pse çifti nuk ka dhënë asnjë deklaratë për t’i konfirmuar aludimet.

Pas shumë dyshimeve se Dere, aktorja e njohur për rolin e Ejshanit te “Ezel”, është zhvendosur në shtëpinë e Omerit, nga vetë artistja ka ardhur një lajm i papritur.
Në një kohë kur të gjithë prisnin konfirmimin, në të vërtetë Cansu Dere ka mohuar të jetë në një lidhje me Engin Akyürek.

Disa ditë më parë, aktorja është fotografuar në Fulya, ku edhe nuk u ka shpëtuar pyetjeve për jetën private: “Jemi takuar në Suadiye, nuk ka asgjë sekrete dhe asgjë për të cilën është aluduar”, – tha aktorja, por pa dhënë sqarime nëse mes tyre ka nisur një frekuentim më shumë se miqësor.

Edhe pse Dere la të kuptohet se ajo ka vetëm respekt për aktorin e njohur, ka diçka që të gjitha dyshimet i çon te një lidhje e mundshme, që, ndoshta, çifti akoma nuk ka dëshirë ta bëjë publike.

a.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë