Romani, Dhe malet oshtinë…
Khaled Hossein befason sërish

Romani, Dhe malet oshtinë…<br />Khaled Hossein befason sërish
Një roman i paharrueshëm rreth gjetjes te dikush tjetër të një pjese të humbur nga vetja. Autori më i shituri në Nju-Jork, Khaled Hosseini, vjen sërish me një libër të ri pas gjashtë vjetësh. Një libër emocional, provokues dhe i paharrueshëm, që përshkruan se si dashurojmë, si kujdesemi për njëri- tjetrin dhe se si zgjedhjet që bëjmë, reflektohen brez pas brezi. Në këtë roman, Hosseini shpalos mënyrat e larmishme se si familjet mbështetin, lëndojnë, tradhtojnë, nderojnë dhe sakrifikojnë për njëri- tjetrin; dhe se sa shpesh ne habitemi nga veprimet e atyre që kemi pranë, në çastet kyçe të jetës.

Duke ndjekur hap pas hapi personazhet e tij, degëzimet e jetëve të tyre, zgjedhjet dhe dashuritë nëpër botë - nga Kabuli në Paris, më pas në San Fransisko dhe në ishullin grek Tinos - historia zgjerohet duke u bërë më e ndërlikuar emocionalisht, më tërheqëse dhe më e fuqishme pas çdo faqeje që shfletojmë. Romani “Dhe malet oshtinë”  fillon me rrëfimin interesant të një babai që u tregon fëmijëve të tij, Abdullait dhe Pahrit, një histori që lidhet drejpërdrejt me udhëtimin e tyre për në Kabul, me arsyen e rreme, që i ati të gjejë një punë atje. Gjithsesi, ajo çfarë ndodh në Kabul, ndikon në gjithë pjesën e mbetur të jetës së tyre.

Kështu fillon romani i tretë joshës nga autori më i shitur ndërkombëtar i romaneve “Gjuetari i balonave “ dhe “Një mijë diej vezullues”. Abdullah dhe Pahri janë personazhet qendrorë  të librit, po ne gjithashtu njihemi me një gamë të gjerë karakteresh shumë interesantë dhe mahnitës, historitë e të cilëve gjithashtu shtjellohen gjerësisht në faqet e këtij libri. Njihemi me rrëfimin e fuqishëm e interesant të xhaxhait të tyre, Nabi, që punon në një familje të pasur në Kabul, sa ç’është po aq tërheqës edhe historia e poetes shumë të bukur, Nilës (bashkëshortja gjysmë franceze e pronarit të tij), e mbërthyer në një martesë mbytëse e pa dashuri, si dhe me Idrisin e Timurin, dy vëllezër, familja e të cilëve u largua për në Amerikë kur filluan konfliktet.

Ata u kthyen shumë vite më vonë për të ndihmuar në rindërtimin e vendit dhe te jetëve të shkatërruara. Të ngelet në mendje tregimi prekës i Idrisit, i cili ka qëllime shumë të fisnike, por, duke mos vepruar, mbërrin në përfundime zhgënjyese për veten. Gjithashtu romani na njeh me personazhin Marko, një kirurg plastik grek, i cili punon si bamirës, si edhe me Adelin, djalin e një ish- kryekomandanti, i cili e kupton që i ati, ndoshta, nuk është ai burri i madh dhe i dashur që kishte menduar.

Një rrëfimtar mjeshtëror si Hosseini gjurmon traumat dhe dhëmbët e tiranisë, luftës, krimit, gënjeshtrave dhe sëmundjeve në jetët e ndërlidhura, shpirtcopëtuese dhe trashendente të karakterëve të tij, për të krijuar pemën e madhe dhe gjithëpërfshirëse të jetës.

 “Gjuetari i balonave “ dhe “Një mijë diej vezullues” e  zgjeruan botëkuptimin e njerëzve për Afganistanin, duke u ofruar miliona lexuesve një përshkrim të hollësishëm dhe personal për kombin dhe njerëzit e tij. Ndërsa me romanin e tij të ri “Dhe malet oshtinë” Hosseini e ka zgjeruar shumë qëllimin dhe ambicien e tij. Duke e vendosur zhvillimin  e ngjarjeve në Europë dhe në Amerikë, gjithashtu në Afganistan dhe në Pakistan romani i ri i Hosseinit ofron një këndvështrim real të lëvizjes globale, se si jetët tona ndërthuren me ato të të tjerëve dhe se si humbjet dhe mirësitë tona pasqyrohen në botë.

MBI AUTORIN
 
Khaled Hosseini është një nga shkrimtarët më të lexuar dhe më të dashur në të gjithë botën, me më shumë se 10 milionë kopje të shitura nga “Gjuetari i balonave” dhe “Një mijë diej vezullues”  në Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 38 milionë kopje të shitura në më shumë se 70 shtete në gjithë globin. Hosseini është gjithashtu një Ambasador i mirësisë i Komisionit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Agjencia e Refugjatëve UN, dhe krijuesi i Fondacionit jofitimprurës Khaled Hosseini, që siguron asistencë humanitare pë njerëzit e Afganistanit. Ai jeton në Kaliforninë e Veriut. Të drejtat e autorit janë shitur shumë përpara datës së botimit dhe do te botohet deri ne vjeshte te ketij viti, ne 80 vende të botës. Libri i ri i Hosseinit është një nga të shumëpriturit e sezonit, si nga lexuesit, ashtu edhe nga kritikët.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)