Romani i Fatos Kongolit
skenar për filmin “Ada”

Romani i Fatos Kongolit<br />skenar për filmin “Ada”
TIRANE- Romani “Te porta e Shën Pjetrit” i shkrimtarit Fatos Kongoli prej dy vjetësh është kthyer në një skenar për filmin më të ri shqiptar “Ada”. Filmi do të shfaqet në shtator konfirmon regjisori të Spartak Pecani.

Mësojmë se fabula e filmit e ka të ndryshuar disi rrjedhën klasike dhe nëntekstin e veprës së shkrimtarit Fatos Kongoli, duke i zhvendosur ngjarjet në ditët e sotme. Në rrjedhën e filmit të intrigon një subjekt që zhvillohet mes lojës psikologjike dhe thrillerit. Spartak Pecani ka pohuar se tashmë ka përmbyllur xhirimet e këtij filmi të cilat janë zhvilluar në një hark kohor prej dy vjetësh dhe sipas traditës së vjetrë të kinemasë shqiptare, një kopje të tij e ka dërguar në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit”.

Pecani e quan këtë projekt shumë serioz falë edhe bashkëpunimit me autorin e romanit Kongolin. Pecani e konsideron premierën e këtij filmi si një “shenjë rikthimi të filmave shqiptarë bashkë me aktorët protagonistë që kanë bërë emër në vite”. Puna me filmin që në zanafillë është serioze sipas regjisorit Pecani, i cili e motivon me faktin se e ka bazuar skenarin e këtij filmi në romanin e Fatos Kongolit “Te porta e Shën Pjetrit”.

Romani i Kongolit ka në qendër dy histori dashurie të ndërprera barbarisht, ku shfaqet kufoma e braktisur e një të riu dhe një inspektor i ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve. Aktorët e filmit janë përzgjedhur mes emrave më të njohur të kinemasë shqiptare dhe asaj kosovare. Kinemanë shqiptare e përfaqësojnë Ndriçim Xhepa dhe Elvira Diamanti, e cila do të luajë rolin e psikologes.

Ndërsa rolin kryesor në këtë film regjisori ia ka besuar aktores kosovare Ilirjana Blakaj. Kjo ka qenë një surprizë e madhe për aktoren e 16-vjeccare kosovare, e cila nuk do të jetë e vetmja përfaqësuese nga Kosova. Ajo realiozon në Shqipëri një ëndërr të madhe duke luajtur personazhin kryesor Ada, nga i cili ka marrë edhe titullin filmi, por në këtë film luan edhe aktori i njohur kosovar Enver Petrovci.

Në filmin Ada do të shfaqet edhe një nga emrat më të njohur të kinemasë shqiptare, Reshat Arban. Pecani xhirimet ia ka përshtatur skenarit duke bërë një ndërthurje me personazhet e Kongolit dhe mjediset e përshkruara në skenar, të cilat lëvizin nga kryeqyteti deri në zonat më periferike, nga mjediset intelektuale deri tek ato mafioze. Sipas regjisorit Pecani, filmi është realizuar me një buxhet prej gati 1 milion euro dhe vjen si bashkëprodhim i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, artistëve nga Kosova dhe një trupe xhirimi britanike. Nuk kanë munguar gjatë xhirimeve të filmit “Alba” dhe setet në ambientet e improvizuara që janë zhvilluar që nga ish-Kinostudio deri veri të vendit.

Ideja për realizimin e filmit ka ardhur pas leximit të romanit të Kongolit dhe aprovimit të autorit për shndërrimin e romanit në film, kurse përshtatjen e romanit në skenar pas dy përpjekjeve më të hershme e ka bërë Matt Maude, skenarist nga Anglia. Filmi ka në thelb të tij traumën njerëzore. Luftën e madhe që bëhet edhe brenda vetes, por dhe brenda procesit të lëvizjeve të sistemit të ardhjes së njerëzve në Tiranë, të luftës psikologjike, të ndryshimeve që kanë një grupim njerëzish në një grupim tjetër, që duan të kenë një jetë më të mirë. Përpara filmit “Ada”, regjisori i njohur Spartak Pecani ka xhiruar filmin “Sekretet” bazuar në novelën “Lehje nëpër natë” të shkruar nga Vangjel Kozma. 

Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 31.07.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri